Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka quajtur të papranueshme mungesën në seancë të kryeministrit Rama dhe të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Në seancë mungojnë Rama dhe Xhafaj, kërkesa e kreut të grupit të PD-së është e qartë dhe e kuptueshme për ju, kjo seancë nuk duhet të vazhdojë pa praninë e këtyre të dyve këtu, llogaridhënia e të cilëve në këtë moment kyç është një detyrim moral dhe politik. Nëse kanë vendosur të mos vijnë më të largohen sot e të çlirojnë vendin nga aleanca e krimit me pushtetit që është pengesa numër 1 për integrimin e vendit”- tha Basha.
Pas kësaj, janë ngritur në këmbë deputetet e PD-së, ndërkohë që kryetari i Kuvendit ka kërkuar të ulen e të mbajnë qetësi.
“Ca ke që bërtet, ulu”- i tha Ruçi Palokës, duke i lejuar edhe disa minuta fjalën Bashës për procedurë.
Basha kërkoi nga Ruçi të pezullojë seancën: “Pezullo seancën, thirr këtu Ramën dhe Xhafaj dhe deri në momentin sa të jenë këtu nuk mund të vazhdohet seanca“.
Ruçi: Bëje seancë pyetjesh, interpelancë ose debat me kryeministrin dhe do të planifikohet për të ardhur.
Më pas opozita ka bllokuar foltoren.
Insistimi i Bashës për të mos u larguar nga foltorja, bëri që Ruçi të ndërpresë punimet e Kuvendit për 10 minuta deri në rikthimin e normalitetit. Edhe rinisja e seancës nuk solli normalitetin në Kuvend. Ruçi i ndërpreu sërish fjalën Bashës. Por punimet e kësaj të enjte, ndryshe nga seancat e kaluara nuk u transmetuan në Facebook as nga Lulzim Basha dhe as nga PD, duke hequr dorë kështu nga ajo që jemi mësuar të shohim seancat e javëve të kaluara.
o.j/dita

Turp te kesh. E harrove rrugen e kombit qe vodhe 200 milion€
Ky basha eshte bere i besdisshem edhe nje te enjte qe shifnin shqiptaret televizor ky ia ka nxjerr nga qejfi fare
Basha duhet te largohet vet nga ai parlament se ka bere krime shteterore.
O vllai po nuk je per te bllokuar parlamentin. Po do te bllokosh dil jasht
Kjo eshte strategjia diktatoriale e berishes, Po nuk isha une ne pushtet, të bëhet qameti dhe lufta civile derisa të vriten të gjithë .
Ik o burre se u bere i besdisur le nam. Nuk paske pune tjeter? Le qe ti pa pune je po edhe kur ishe minister gjume flije
Me nje qeveri e parlament mafiozesh duhet te sillesh po ashtu . Nuk ka rruge tjeter arrogances qeveritare pergjigju po me arrogance. Vendi po shkon drejt gremines. Rilindasit e qeverise me te poshter e me te pabese se baballaret e tyre enveriste, po qeverisin tamam si nje bande kriminale.
Po ti fidel akoma gjalle je….
Gjalle jam e do te rroj , nuk do te hesht kurre per te thene te verteten . Klasa politike e pas viteve 90-te , eshte e korruptuar , e ka grabitur kete vend dhe ka roberuar popullin. Une jam njeri lire , nuk jam servil e nuk kerkoj privilegje ne dem te interesave tona kombetare. Ftoj çdo qytetar te lire e te ndershem te ngrihet ne lartesine e rrethanave qe koha kerkon ; Demaskimin e çdo individi te veshur me pushtet qe abuzon me detyren , qe eshte i zhytur ne korrupsion , qe mendon vetem per pasurimin e tij , qe ngre lumturine e tij duke skllaveruar e varferuar qindra e mijra familje shqiptare. Vetem nje popull dinjitoz , me kurajo civile e mendesi evropiane do te shporre nga pushteti palaçot e demagoget , te korruptuarit dhe sharlatanet e çdo lloj krahu politik, te majte e te djathte. Koha na therret: Shqiptare te ndershem behuni bashke , lerini menjane bindjet politike , te gjithe sa jemi te luftojme te keqen, koha nuk pret.