Kuvendi çel punimet pasditen e së hënës

Dita

Kuvendi i rikthehet punimeve në fillim të kësaj jave. Pasditen e së henës deputetët do të mblidhen në seancën plenare që çel sesionin e ri.

Në rend dite në seancën e orës 17.00,  është çelja e sesionit të ri të punimeve, njoftimi i projektligjeve e nismave të depozituara në Kuvend dhe miratimi i kalendarit trejavor të punimeve.

Nisja e këtij sesioni vjen më herët se vitet e mëparshme, kjo edhe për vetë faktin se nga sesioni i mëparshëm janë trashëguar një serë nismash të rëndësishme që bëjnë të zbatueshme Reformën në Drejtësi.

Në këtë sesion të ri, vëmendja pritet të përqëndrohet edhe tek ekonomia për faktin se Kuvendi do të duhet të shqyrtojë në javët e muajt e ardhshme buxhetin faktik të vitit të mëparshëm si dhe projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *