Deputetët do të rikthehen sot në seancë plenare pas disa javësh pushim.
Seanca e Kuvendit do fillojë në orën 10:00, ndërkohë që është bërë publike edhe rendi i ditës.
Në rend dite mes të tjerash ka parashikuar shqyrtimin e dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11195, datë 31.05.2019, “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 26/2019, “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat” .
Komisioni parlamentar i Ligjeve rrëzoi me 14 vota pro dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili ktheu në Kuvend për rishqyrtim ligjin për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat.
Relatorja Vasilika Hysi u shpreh se në bazë të Kushtetutës, presidenti ka të drejtë vetëm një herë të kthejë rishqyrtimin e ligjeve. Sipas saj, kërkesa e presidentit për rishqyrtim të ligjit bie poshtë në momentin që votohet nga shumica e anëtarëve të Kuvendit.
Por pas rrëzimit të dekretit ka reaguar Presidenca, ku përmes një njoftimi për media ka shpërndarë edhe njëherë arsyet e kthimit të këtij ligji në Kuvend.
Sipas Metës ligji duhet të përcaktojë rolin dhe funksionet e përmbaruesit. Ai deklaron se ky ligj bie ndesh me legjislacionin e profesioneve të tjera dhe cenon parimin kushtetues të sigurisë juridike.

e.t./dita

Ku vajten dekllaratat e PD qe cdo te enjte bente demostrata me blloku kuvendin, Pd eshte si pushka e jevgut, eshte ftoh ne tajare