Forcat Speciale, stërvitje 72 orëshe në kushte ekstreme moti

Ornela

Batalioni i Forcave Speciale i Regjimentit të Operacioneve Speciale në Forcën Tokësore, po zhvillojnë një stërvitje në kushte ekstreme të motit dhe në praninë e dëborës në Voskopojë të Korçës.

Kjo stërvitje po mbahet në kuadër të planit vjetor stërvitor të Forcës Tokësore, e cila po teston kapacitetet operacionale në stërvitjen dimërore “Selita 02.”

Pjesë e stërvitjes, veç operimit në kushte të vështira të motit dhe terrenit malor është testimi i kapaciteteve të dislokimit dhe realizimi i goditjes së objektit si dhe ridislokim në garnizon.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka publikuar në Facebook foton, ku shfaqen efektivët të pajisur më veshje kamuflazh të dëborës, ski dhe pajisje të tjera të nevojshme gjatë stërvitjes në kushte ekstreme.

O.J/DITA

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *