Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar të premten në mesnatë masat për përballje me krizën ekonomike, ligjin për uljen e akcizës për karburantet që merr shteti nga shitja e karburanteve, si dhe ligjin për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për karburantet, nga 18 në 10 për qind.
Është miratuar edhe ligji për uljen e TVSH-së për ushqimit bazë në 0 për qind.
Ligjet janë miratuar me 95 vota nga deputetët e të gjitha partive politike.
Një litër dizel në Maqedoninë e Veriut të premten është shitur për 97 denarë (1.57 cent) ndërsa benzina për 93 denarë (1.51 cent). Për herë të parë çmimi i naftës ka kaluar atë të benzinës.
Çmimi i tyre pritet të ulet për 10 denarë (0.16 cent) me miratimin e ligjeve dhe publikimit të tyre në Gazetën Zyrtare.
Masat parashohin mbajtjen nën kontroll edhe të çmimit të energjisë elektrike dhe të ngrohjes qendrore si dhe heqjen e TVSH-së për të gjitha produktet ushqimore bazë.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, të premten ka vendosur të ndalojë për dhjetë ditë eksportin e mallrave të caktuara ushqimore. Vendimi përfshin eksportin e grurit, elbit, misrit, miellit, farave të lulediellit, si dhe vajrave.
“Qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e tregut vendor dhe mbrojtja e qytetarëve në kohë krize”, ka deklaruar Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Jozyrtarisht vendimi ndërlidhet me njoftimet se sasi të mëdha të grurit janë eksportuar në Greqi, ndërsa në Kosovë sasi të mëdha të vajit vendor, të llojit Briliant.
Çmimi i vajit në Maqedoninë e Veriut arrin në 1.80 euro.
Nga Qeveria kanë thënë se vendimi për kufizimin e eksportit është marrë edhe si përgjigje reciproke ndaj masave të ngjashme të marra nga disa vende të rajonit.
Serbia ka njoftuar se ka ndaluar eksportin e grupit dhe miellit për vendet e rajonit përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, e cila ishte në pritje të importit të rreth 50.000 tonëve grurë dhe miell./REL
o.j/dita

Rrespekt për politikanët maqedonas që kan treguar shpesh se marrin përgjegjësi te tilla që në Shqipëri nuk mund i imagjinosh,nuk ndodhin kurrë.Ishte një penalizim i padrejtë i Maqedonisë për hapjen e negociatave me BE për shkak të Shqipërisë që me këtë Qeveri nuk meriton të jetë as antare e unionit afrikan.
I miratoi te gjitha….
Merr shembull Z Rama nga shtete qe i kemi prane , jo nga Suedia , kete nuk ta kerkojme dot ,Nuk na duhet nje kryeminister qe qeveris nepermjet facebook sikur eshte adoleshent , por per burrrrrrre shteti qe i ve gjoksin situatave te veshtira dhe te mos na caje veshet me brockullat se jemi ne lufte ( ku jane armiqte qe te marrim armet Z Krye ALI babe????) dhe kete psikoze lufte e krijon thjesht per te justifikuar mos veprimin per te ulur barren e paperballueshme te ketij populli qe ne shumice ron me asistence , si po e perballojne fqinjet si Maqedonia apo Kosova ???
Mos valle ka thene dikush qe qeveris atje se jemi ne lufte dhe KAQ???Sikur kjo eshte detyra e tyre , jo Z Kryehajdut ata nuk dalin ne facebook dhe llomotitin dhe shkojne ne Dubai , por I vene gjoksin problemeve dhe ja u ulin vuaktjet popullit te tyre , SEPSE KJO ESHTE DETYRA E BURRRRRAVE TE SHTETIT qe ti nuk u bere kurre I tille
Ne nuk na duhet te degjojme se qeveria eshte ne veshtiresi dhe nuk ka koker leku per te vepruar , ne na duhet qe si nje baba i pergjegjshem .qe kujdeset per te kursyer per dite te veshtira per familjen e tij edhe ky Kryehajdut te vinte pak leke menjane per keto dite te veshtira dhe meqe ai nuk e ka bere kete ATEHERE TE THYEJE QAFEN dhe t ja lere detyren ndonje tjetri , sepse boll me justifikime ne nuk na duhen me fjale bla bla bla nga facebook dhe te tallet me ata qe dalin ne sheshe per te kerkuar nje jete per mbijetese ata njerez nuk po dalin per te patur pushime luksoze por per minimumin PER TE SIGURUAR BUKEN E FEMIJEVE , mos kjo i ben keta njerez te jene me opoziten apo me non gratat , jo i ben thjesht njerez qe nuk kane mundesi tu sigurojne buken femijeve te tyre