Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, një nga kritikët e Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit duke komentuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar demokrat ditën e djeshme shprehet se vendi ka nevojë për një opozitë të besueshme.
Ristani thotë se drejtuesit e PD-së analizuan vjedhjen e kundërshtarit dhe jo veten duke fshehur të vërtetën.
“Drejtuesit e PD zhvilluan dje “Kuvendin”, për të analizuar vjedhjen e kundërshtarit, duke mos gjetur forcën, kurajon dhe përgjegjshmërinë, për të analizuar veten.
Fshehja nga e vërteta me metoden e strucit, nuk do i ccoje larg. Vendi ka nevojë ulëritëse për opozitë të vërtetë dhe alternativë të besueshme” shkruan Ristani.
Ristani ishte mes 600 emrave në garë për një vend në Këshillin e ri Kombëtar. Rezultatet e votimit pritet që të zyrtarizohen ditën e sotme.
e.sh/Dita

Arben populli thote” ujku-qimen -e -nderron ,por zakonin se harron”dhe “te gjithe derrat nji tyte kane”kur ti e njifje fare mire kush ishte Lulezim -Basha, a ishe ti ?K/Komisioni ne zgjedhjet qe konkuroi Lulezimi me Edvinin per K/bashkie te Tiranes ku me 10-vota zotrote e nxorre fitues te Tirones,ju po t’iu preket interesi vrisni edhe femijen tuaj ,se jeni pa shtylle kurrizore kini hyre te gjith per te xhvatur sa me shume ne PD por lulezimi s’eshte i
afte t’iu spastroje se jeni fare -hibrit .Me mire vone se kurre.