Kuvendi i Shqipërisë nis sesionin e ri parlamentar më datë 18 janar në orën 17:00. Seanca e parë se Sesionit të VI-të do të miratojë veprimtarinë e Kuvendit për tri javët e mëpasme.
Sesioni i VI-të parlamentar i punimeve të Kuvendit me këtë rend dite:
- Hapja e punimeve të Sesionit të VI-të.
- Njoftimi i akteve normative të depozituara në Kuvend.
- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 21.12.2015.
- Njoftimi/miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën 18 janar – 28 shkurt 2016.
- Njoftimi/miratimi i kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 18 janar – 5 shkurt 2016.
- Miratimi i kalendarit të paraqitjes në Kuvend të raporteve vjetore të institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.
- Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. /Dita/
