Kuvendi mblidhet në seancë, interpelancë me tre ministra

Leda Hysa

Kuvendi mblidhet sot në një seancë parlamentare, gjatë së cilës do të ketë tre interpelanca me tre ministra.

Seanca do të nisë në orën 10.00, ku interpelanca e parë është kërkuar me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, nga ana e deputetit opozitar Artur Roshi.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është thirrur në interpelancën e dytë nga një grup deputetësh të opozitës. Interpelanca e tretë është thirrur me ministrin e Mjedisit Blendi Klosi, po nga deputetët opozitarë, lidhur me dëmtimet të sipërfaqeve me pyjore halore.

Në rrethin e Korçës, Kolonjës, Pukës, Mirditës, Peshkopisë nga procesionaria, shkatërruesja e tyre e pamëshirshme, e cila sipas tyre ka tharë me mijëra pisha dhe rrezikon mijëra të tjera.

 

l.h/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *