Kuvendi me 122 deputetë, Kume: Puna të vazhdojë normalisht

Bora Basholli

Shterimi i listave të Partisë Demokratike në të gjitha qarqet ka sjellë që parlamenti i Shqipërisë të jetë me 122 deputetë.

Ish-kreu i KQZ Kristaq Kume nënvizon faktin se 18 vendet vakante në Kuvend nuk mund të zëvendësohen, ndërsa thekson se punimet e Kuvendit mund të vijojnë normalisht.

Parlamenti i Shqipërisë nuk do të ketë 140 deputetë siç e parashikon kushtetuta,  pasi listat e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike kanë shteruar në të gjitha qarqet, duke lënë 17 vende bosh në kuvend.

Me djegien në bllok të 58 mandateve të opozitës së bashkuar, 17 mandatet parlamentare të LSI janë zëvendësuar të gjitha, ndërsa Kandidati i fundit në listën e Tiranës nga Partia Demokratike, Ramazan Gjuzi ka dorëzuar të hënën në KQZ formularin e dekriminalizimit, por kjo mund të shtojë me 1 mandat numrin e deputetëve në kuvend, shkruan Ora News.

Por për Kumen, karriget e mbetura bosh në kuvend, nuk cënojnë punën e këtij institucioni.

Kuvendi i Shqipërisë mund të vazhdojë punë, i ka të gjitha kapacitetet ligjore për të marrë vendime dhe për të realizuar reforma, sepse ka më shumë se 84 veta, për të realizuar dhe reforma kushtetuese sepse ka më shumë se 93 veta.

Sipas tij zgjidhje nuk është as shpërndarja e parlamentit nga presidenti.

Precedenti që do të prodhojë do të jetë i padëshirueshëm. Nëse ndodh një gjë e tillë atëherë ne mund të ndodhemi teorikisht përpara situatave kur zgjedhjet të bëhen në mënyrë të vazhdueshme dhe asnjëherë mos të kemi kuvend që të mblidhet si i tillë.

Kume thotë se këto karrige do të mbeten bosh, ndërsa theksoi se kriza politike nuk mund të zgjidhet në zgjedhje, por në tryezën e dialogut.

 

b.b/dita

Share This Article
6 Comments
  • Jam plotesisht dakort me mendimin Tend z.Kume me keto arritje te ngjarjeve teper artificile qe protstojne dhe kerkojne demokraci rrugesh dhe jo demokraci institucioneve qe jane te vendosura kushtet ne ligjet e kushtetutes.
    Mindi i Juaj:
    “”“Precedenti që do të prodhojë do të jetë i padëshirueshëm. Nëse ndodh një gjë e tillë atëherë ne mund të ndodhemi teorikisht përpara situatave kur zgjedhjet të bëhen në mënyrë të vazhdueshme dhe asnjëherë mos të kemi kuvend që të mblidhet si i tillë.”””
    Kjo nji nga lojnat ma popullore te adoleshentve: “Roza Rozina”.

  • E zeme se u bene zgjedhjet parlamentare dhe , larg qofte, i fitoi Lulezimi me Moniken. Shume mire. Partia socialiste betohet ne parlament me deputete e saj dhe dyte pas betimit i djeg te gjitha mandatet ashtu si beri dhe Lulezimi me Mone çizmen. Ne parlament nuk jane 140 deputete. Atehere çdo behet?! Pra i bie qe çdo muaj te behen zgjedhje dhe te mos kete asnje zgjidhje. Prandaj parlamenti te vazhdoje edhe me 71 depuetete . Ne demokraci vendos shumica.

  • E KINI CUNGUAR MENDIMIN E SHPREHUR NGA KUME-KUME ( lepri na ka humbe- kenge e vjeter popullore).
    Ai tha se jane dy opsione, dhe vetem Gjykata Kushtetuese, mund te vendose se cili opsion duhet pranuar.
    – Opsioni i pare eshte qe kuvendi te vazhdoje punen pavaresisht se nuk ka 140 deputete
    – opsioni i dyte, kuvendi te shperndahet dhe te kalohet ne zgjedhje t parakoheshme.
    Mos cungoni mendimet e te tjereve se po vazhdoni te jeni te pabesueshem ne cdo lajm apo shkrim.

  • Per parlamentin shqiptar ,edhe 100 deputet,jane shume!!!Popullsia qe perfaqsojne ata ,eshte sa nje lagje ne qytetet e medhe te botes…Chicago ne USA ka rreth 7.5 milion banore!!!!

  • Zoti Kume une mendoj se jeni ju e te tjere intelektuale te nivelit tuaj, qe si ju mendoni kur s`kam pulen do te ha sorren.
    Ju te gjthe e keni katandisur Shqiperine ne kete dite me vendimet tuaja gjysmake me arnat tuaja te perjetshme ne kostumin kombetar. Nuk shpetohet kostumi nese do te do te perdornit pantallonat per te arnuar Xhaketen. Rezultati eshte i qarte: Nuk do te keni as kostum, as pantallona e do te dilni me nje xhakete te arnuar nga kjo histori.

  • Zoti Kume une mendoj se jeni ju e te tjere intelektuale te nivelit tuaj, qe si ju mendoni kur s`kam pulen do te ha sorren.
    Ju te gjthe e keni katandisur Shqiperine ne kete dite me vendimet tuaja gjysmake me arnat tuaja te perjetshme ne kostumin kombetar. Nuk shpetohet kostumi nese do te do te perdornit pantallonat per te arnuar Xhaketen. Rezultati eshte i qarte: Nuk do te keni as kostum, as pantallona e do te dilni me nje xhakete te arnuar nga kjo histori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *