Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dje një sërë projektligjesh, diskutimet për të cilët janë shoqëruar me debate. Deputetët e Kuvendit kanë votuar ndërkaq edhe kandidaturat për kryetarin e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Në krye të Këshilli u votua kandidatura e Kristaq Trajës, duke lënë pas kandidaturat e Blerim Kolës, Andi Kananajt, dhe Artan Mullajt. Rezultatet e votimit ishin:
1- Kristaq Traja mori 74 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim;
2- Artan Mullaj mori 3 vota pro, 58 kundër dhe 15 abstenim;
3- Blerim Kola mori 4 vota pro, 54 kundër dhe 16 abstenim;
4- Andi Kananaj mori 2 vota pro, 57 kundër dhe 17 abstenim;
Në përfundim të votimit, Kristaq Traja u zgjodh Kryetar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar.
Në mbyllje të seancës së djeshme, deputetët kanë miratuar pas shumë debatesh me 92 vota pro, projektligjin për të Drejtat e Njeriut. Ndërkaq, është miratuar me 94 vota pro ligji për Shërbimin Postar, me 91 vota ligjin për Dhënie Amnistie. Me 88 vota pro është miratuar marrëveshja Shqipëri-SHBA, ndërsa pr/rezoluta për të Drejtat e LGBT është miratuar me 75 vota pro, 2 kundër, dhe 1 abstenim.

Njohesi i me shume se 5 gjuheve te rendesishme, para vitit 90-te, gje e rralle, per shqiptaret, ne ate kohe.
Njeri i komunikueshem, per profesionin, smund te them me shume se cka thene Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ne Strazburg, gjykate ku zoti Traja, punoi me shume se 10 vjet.
Natyrisht berishianet qe dine shume mire te kopsisin rrenga me dosje, sdo ta lene edhe zotin Traja pa gje, do te gjindet nje bythuruar si halimja a ndonje kokerr tjeter, te rremojne ndonje gje tek zoti Traja.