Seanca e fundit parlamentare për këtë sesion legjislativ do të jetë më 10 gusht. Parlamenti do të mblidhet në seancë plenare për të miratuar një nga shtatë ligjet e reformës në drejtësi.
Data 10 gusht është më e afërta që lejon Kushtetuta për miratimin e ligjeve të reformës në drejtësi. Kjo, për shkak se ligjet që rrjedhin nga ndryshimet kushtetuese nuk mund të miratohen më herët se 15 ditë, pasi ndryshimet në Kushtetutë dekretohen nga Presidenti.
Presidenti Nishani, i dekretoi ndryshimet në kushtetutë më datë 26 korrik, ndërsa afatet e përcaktojnë datën 10 gusht si më të parën ditë, kur Kuvendi mund t’i miratojë shtatë ligjet, edhe pse shanset janë vetëm për vettingun, pasi është kërkuar me ngulm nga BE.
Kjo do të ndodhë nëse opozita do të jetë dakord me draftin ose në të kundërt ka vetëm dy javë kohë për ta diskutuar e për të gjetur marrëveshje me draftin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve.
Ato janë hartuar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës në Drejtësi, teksa opozita e pati bojkotuar këtë komision. Edhe nëse palët nuk do mund të bien dakord për të shtatë projektligjet, njëri prej tyre, ai i vetingut, do të duhet të miratohet medoemos brenda kësaj legjislature. Këtë e ka kërkuar SHBA dhe BE.
Hyrja në fuqi sipas draftit është parashikuar më 15 gusht.
Projektligji i vettingut mund të lexohet duke klikuar KETU

PERSE sakati DO E MIRATONTE PAS 4-TER DITESh???????????!!!!!!!!!!!!!!!!
Ligji eshte bere qe neqoftese ka kundershtime te lihet nje 2 javesh per ankesa! Por ky ligj eshte miratuar me 140vota pro! Dihet kush eshte mafia Meta-Berisha qe duan reformen!
Z. Muzhaka ! President i thencin , sakat ,ulok nuk mund
te linte pushimet per te firmosur nje ”cope leter ” ! A e
more vesht tani pse Nishanlliu e firmosi 4 dit me vonese !