Me 97 vota pro, 6 kundër, 4 abstenim dhe me 4 deputetë që nuk morën pjesë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot marrëveshjen e 5 Qershorit, mes PS-PD-LSI-së dhe opozitës parlamentare.
Marrëveshja donte vetën 84 vota, por PS-ja firmosi marrëveshjen me opozitën parlamentare pak ditë më parë për qenë gjithëpërfshirëse. Megjithatë kryetari i grupit demokrat Myslym Murrizi nuk e votoi marrëveshjen.
Çfarë parashikon marrëveshja
1. Identifikimi elektronik. Palët zotohen të mbështesin implementimin e identifikimit elektronik të 100% të votuesve në zgjedhjet e ardhshme, nëse është teknikisht i arritshëm. Kjo mundësi do të përcaktohet nga ekspertiza ndërkombëtare e mbështetur nga KQZ. Qeveria e Shqipërisë garanton fondet në kohë për zbatimin, aq sa është i mundshëm.
2.KQZ do të ketë një zv. komisioner që do të drejtojë përcaktimin e mundësisë për identifikimin biometrik të votuesve. Zv. komisioneri do të ketë përgjegjësi të përbashkët e të barabartë me kryetarin për zgjedhjen, monitorimin dhe zbatimin e identifikimit biometrik të votuesve. Zëvendësi do të monitorojë, mbikëqyrë rekrutimin e trajnimin e komisionerëve, i ndihmuar nga një ekspert ndërkombëtar. Një tjetër ekspert ndërkombëtar do të mbështesë KQZ në trajnimin për procedurën.
3.Struktura e KQZ do të përbëhet nga pesë anëtarët e rregullt, apeli nga pesë anëtarë, një zyrtar ekzekutiv dhe një zv. ekzekutiv. Anëtarët do të pranohen sipas raportit maxhorancë-minorancë në trupat e rregullt dhe ato të apelit. Komisioneri shtetëror do të zgjidhet me anë të konsultimeve.
4.Grupet e numërimit: Dy grupe zyrtarësh jo-politikë, një prej të cilëve numëron dhe tjetri asiston dhe ndërrojnë rolet me çdo kuti votimi. Anëtarët e tjerë do të jenë ose dy monitorues një nga pushteti e një nga opozita , ose një monitorues nga secila prej katër partive kryesore parlamentare nga zgjedhjet e 2017.
5.Qendrat e votimit: Dy anëtarë të komisionit me të drejta të kufizuara për monitorim dhe kontestim te drejte nga pushteti dhe opozita, dhe tre te emëruar me lotari nga KQZ, e cila do të veprojë si kryetare në marrjen e vendimeve. Dy të tjerë do të shërbejnë si asistente, pa të drejtë vote.
6.ZEZ do të jetë strukturë e njëjtë si qendra e votimit
7.Kolegji elektoral do të zgjidhet nga gjykatësit që kanë kaluar procesin e vetingut.
8.Procesi i Apelit: Kolegji Elektoral që dëgjon apelimet mbetet i pandryshuar (degjon apelimet që nuk nisin në Gjykatën Kushtetuese)
9.Depolitizimi: Nuk do të ketë ndryshime në adminsitratën elektorale për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare e lokale) Punonjësit e sektorit publik mund të jenë pjesë e adminsitratës elektorale të zgjedhjeve duke nisur nga zgjedhjet e pritura. Reforma në vijim e adminsitratës në Shqipëri do të përforcojë fokusimin e saj në depolitizimin e shërbimit publik.
10. Masa shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë me mirëbesim për të arritur zgjhdhje të pranueshme dhe rekomandimet e ODIHR në lidhje me: blerjen e votës, presionin ndaj voruesve dhe adminsitratës, keqpërdorimin e adminsitratës, bashkëpunimin me grupet kriminale, lirinë apo fshehtësinë e votës apo manipulimin e rezultateve
l.h/ dita

Po SOVRANI popull ku ishte?
I shkreti sovran,qe ka 30 vjet qe trajtohet si SKLLAV!
Dhe kjo quhet demokraci!
Eh more Enver Hoxha ku je,qe te shohesh se cfare ka fituar shqiptari pas vdekjes tende!
Se ti nuk na lije te vidhnim,te kurveronim,te spiunonim,te arratiseshim,te drogoheshim,te kishte korrupsion,e bere arsimin,shendetesine etj falas,na detyroje me zor dhe falas te na pajisje me pasaporta falas,por ne nuk donim,na fute te tere ne pune,ne shkolla,pensionet kishin vetem nje ligj,qe nuk ndryshoi kurre per 50 vjet,ndersa tani cdo muaj ndryshojne ligjet,VKM,udhezimet dhe nuk gjen dot dyu vete te trajtohen ligjerisht njelloj!
Se ti kishe caktuar qe masa e pensionit mujor ishte 70% e rroges mujore,te zgjedhur nga vete pensionistet ne 3 vitet me te mira te 10 vjecarit te fundit,ndersa tani eshte mbushgur legjislacioni me mijra nene,formula,shtesa,kompesime etj,qe nuk e merr vesh QENI TE ZONE!
Ne kohen tende e benim vete llogarine se sa dilte pensioni,ndersa sot duhet te jesh shkencetar qe ta llogaritesh!
Ose,ose te japesh ca leke nen dore,qe te marresh nje pension te mire!
Dhe kesaj i thote Rama:
-Reforme ne pensione!
Dhe e gjen dot kush e ka bere kete palo reforme?
Biri i nje oficereje,lali Eri,qe dikur shiste FIQ,ndersa tani SHET PPP!
Fisniku @……………….
Me kenaqe me komentin tend .Mesoje nje here e mire .
Ne te gjithe boten nuk ka sistem arsimor dhe sistem shendetsor falas .Apo buronin leket ,ne kohe te diktatures siper komitetit qendror te PPSH ,gratis ? Te ka ngelur mendja tek koha e qepes se PPSH . Kurse per sa i perket pensioneve ,mos i krahaso me “ndershmerine” e Enver Hoxhes?? ,por kritiko qe edhe ketu ne rastin ne fjale te pensioneve eshte korupsion ,tamam si ne te gjitha drejtimet ,e ketu ke te drejte ,more Fisnik komunisti qorr.
Kur te “meson e te jep sy” nje person i verbuar nga urrejtja per gjithecka te bere mire para vitit 1990 dhe qe shkul zorret duke vjelle , sa here shkruan , duke perbaltur kedo qe s`i pelqen , mos mbetet evgjit pa dhene mend !
Bandat ktiminale te ketyre 30 vite qe bashke perbejne ne votimet e fundit ma pak se gjysmen eelektoratit i siguruan vetit prape pushtetin : me le rahat e ta la pushtetin … e marr pushtetin e nuk te nguci per vjedhjet e tua!
Parite jo parlamentaret nuk paskan te drejte me numeruar e me asistuar ne kontrolin e vjedhjeve te votes?! As nuk permenden kund! Gjysma e elektoratit njk perfasohet askkund e kjo ju duket normale ketyre?!
Pfffff! Arroganca e tyre nuk ka kufi!