Kuvendi i Shqipërisë ka nderuar sot gratë e shquara shqiptare. Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u ka dhuruar Botimin e Kuvendit të Shqipërisë, Dokumentetet e Themelimit të Shtetit Shqiptar.
Topalli vlerësoi shumë rolin dhe sakrificën e gruas shqiptare në këto 100 vjet, duke u shprehur se sot nderohet, gruaja shqiptare, nderohet brishtësia, delikates dhe dinjiteti i saj.
“Le të shërbejë ky moment, kjo sallë, kjo pjesëmarrje si një fillimi i një procesi tenderimi, i asaj që jemi, dhe jo të asaj që s’kemi qenë kurrë dhe jo rallë na e kanë imponuar si model.”- tha Topalli.
Më tej ajo shtoi se, është detyre historike dhe njerëzore të rigjejmë rrënjët duke rrëmuar në ato skuta që pa arsye i kemi lënë në hije.
Tefta Tashko Koço, Nexhmije Pagarusha, Marije Kraja, Drita Pelingu, Tinka Kurti, Margarita Xhepa dhe shumë gra të tjera u nderuan sot nga Kuvendi i Shqipërisë.