Kuvendi nis auditimin e KLSH-së

redaktor

Brenda dy muajve Kuvendi do të duhet që të përfundojë auditimin në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi i ri që përcakton se Kuvendi ka nisur zyrtarisht procedurat për kontrollin e veprimtarisë ekonomike të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas ktij vendimi, Kuvendi do të dueht të kontrollojë KLSH-në brenda dy muajve, deri në datën 1 dhjetor të këtij viti.

Vendimi

Një vit më parë, Kuvendi do të niste procedurat për auditimin e KLSH-së. Gjithsesi, mazhoranca vendosi që të shtyjë datën e zgjedhjes së këtyre të dhënave deri në dhjetor të këtij viti. “Vendim nr. 71/2014 për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 64/2013 “për fillimin e procedurave parlamentare për auditimin e veprimtarisë ekonomike të KLSH”. Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës, të nenit 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, dhe të nenit 3 të ligjit nr. 8270, datë 23.12.1997, “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, të ndryshuar, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi: I. Në vendimin e Kuvendit nr. 64/2013 “Për fillimin e procedurave parlamentare për auditimin e veprimtarisë ekonomike të KLSH-së”, bëhet ndryshimi si më poshtë: Në pikën III, fjalët “brenda datës 17.12.2013” zëvendësohen me fjalët “brenda datës 1.12.2014”. II. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e ri. Do të jetë Komisioni i Ekonomisë ai që do të ketë barrën për të kryer kontrollin e plotë mbi KLSH-në. Ky komision do të zgjedhë audituesit e jashtëm të pavarur për kontrollin e veprimtarisë ekonomike të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilët do t’i paraqiten Kuvendit për miratim. Pas përfundimit të kësaj faze, do të jetë sërish Komisioni për Ekonominë dhe Financat që do t’i paraqesë për shqyrtim Kuvendit raportin përfundimtar për audituesit e pavarur të përzgjedhur brenda datës 01.12.2014.

 

Share This Article
1 Comment
  • Paska ndermend ti vere gjobe Koco ketij Bujarit te KLSH me kte gjojaa kontrollin,sepse Bujari nuk po ja le njerezit rehat plakut Koco

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *