Kuvendi i Shqipërisë ka përfshirë në kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit kërkesën e Partisë Demokratike për hetim ndërkombëtar për çështjen “CEZ”.
Hetimi ndërkombëtar është mbështetur më herët edhe nga kryetari i Kuvendit, Meta. Kërkesa u paraqit në Kuvend pa kohë më parë, por ajo nuk u miratua nga e majta. Votën nuk e dhanë as një pjesë e deputetëve demokratët që munguan në sallë pa arsye politike.
Partia Demokratike pretendon se shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm prej 600 milionë eurosh nga marrëveshja me kompaninë çeke CEZ, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport të vetin ka bërë me dije se dëmi i shkaktuar nga lidhja e marrëveshjes me kompaninë në fjalë është 490 milionë euro.
Kërkesa për hetim ndërkombëtar është kundërshtuar nga kryeministri Edi Rama, duke deklaruar se ajo është një çështje që i përket organeve të hetimit në Shqipëri, ndërsa ka thënë se mund të ketë edhe ekspertizë nga FBI-ja amerikane. /Dita/
