Kuvendi e rrëzoi, Meta: Pse e ktheva ligjin për Përmbarimin privat

J L

Mungoi në Komisionin e Ligjeve, por Institucioni i Presidencës ka zgjedhur të bëjë publike arsyet se pse Kreu i shtetit vendosi të mos dekretojë ligjin “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”.

Në një përmbledhje të arsyeve të kthimit të Ligjit, Presidenca konstaton se disa nene të tij nuk janë në harmoni me legjislacionin aktual në fuqi, shkaqe këto të cilat mund të sjellin zbatim të gabuar në praktikë apo keqinterpretim me pasojë cenimin e parimeve kushtetuese të sigurisë juridike si dhe nismës dhe veprimtarisë së lirë ekonomike.

“Ky ligj nuk përcakton një mekanizëm të qartë ligjor për të evidentuar nevojën reale mbi përcaktimin e numrit të përgjithshëm të përmbaruesve gjyqësor privat, si dhe shtrirjen e këtij shërbimi në të gjithë territorin e vendit.” thuhet më tej në përmbledhjen sqaruese të Presidencës.

Bazuar në këto konstatime, Presidenti i Republikës, vlerëson se është momenti që këto dispozita të rishikohen edhe një herë nga Kuvendi me qëllim qartësimin e përmirësimin e tyre.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme Komisioni i Ligjeve rrëzoi dekretin e Presidentit të Republikes që ktheu në Kuvend për riqyrtim ligjin për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • C’esht ky permbarimi privat? Qe kur nje firme te mashtron dhe te kerkon leket, te kercenon me permbaruesin privat? Domethene, njeriu i mashtruar, i varfer dhe i paditur ku te ankohet, do e haje sa krahu. Do i shkojne ne shtepi e do e nxjerrin nga shpia, sepse keshtu ka vendisur permbaruesi privat. Apo si esht ky ligj?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *