Kuvendi, sot seanca e parë për 2014-n

anazapta

Kuvendi nis sot sesionin e ri të legjislaturës së tetë pas rreth tri javësh pushime të festave të fundvitit. Seanca e parë për 2014-n është parashikuar të nisë në orën 17:00.

Në rendin e ditës është vendosur vetëm miratimi i kalendarit trejavor. Ndër çështjet më të rëndësishme janë dekretet e Presidentit për në Gjykatën e Lartë, propozimi i deputetit të PS-së, Alfred Peza, për shkarkimin e kryetares së AMA-s dhe ndryshimi i ligjit për partitë politike sa i përket mënyrës se si ndahen fondet e tyre vjetore.

Deputetët e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese dhe atij të Integrimit do të zhvillojnë mbledhjet paradite. Komisioni i parë pritet të shqyrtojë moratoriumin e gjuetisë, i propozuar nga ministri Koka. Ndërsa në Komisionin e Ekonomisë pritet një takim me ambasadorin e Greqisë, Rokanas, si përfaqësues i Presidencës së radhës së Bashkimit Europian.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *