Kuvendi do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme plenare për Marsida Xhaferllarin, e cila dy ditë më parë u dekretua nga Presidenti Ilir Meta për anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
Seanca do të zhvillohet në orën 10:00, ku në rendin e ditës janë katër pika.
Dy me kryesoret janë:
-Projektrezoluta “Shmangia e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit” (Kushtetuta neni 78, Rregullore, nenet 98 e 55, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
-Projektvendim “Për shtyrjen e afatit të veprimtarisë së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore”. (Rregullore, neni 24 dhe 55, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Me Marsida Xhaferllarin dhe Arta Vorpsin për të njëjtën vakancë, Gjykata Kushtetuese shkon në 5 anëtarë.
Elsa Toska dhe Fiona Papjorgji të zgjedhur nga Parlamenti janë pritje të thirrjes së Presidentit për të bërë betimin dhe për të nisur zyrtarisht punën si gjyqtarë në Kushtetuese.
o.j/dita

Ne te gjithe boten demokratike krizat zgjidhen me zgjedhje te parakoheshme ..! Po i dini hajdutet , futini ne burg . Po jeni te mpleksur dhe vete , jepni dorreheqjen . Populli nuk ju ka asnje kusur ..!