Kuvendi sqaron procedurat për një drekë-bufe pas një raportimi online

Dita
Deputeti i PKD, Mark frroku dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar me 113 vota pro, 2 kunder dhe 2 abstenime, kerkesa e dyte te Prokurorise se Pergjithshme qe kerkon autorizimin e parlamentit per arrestimin e deputetit Mark Frroku, i akuzuar nga drejtesia belge se eshte i perfshirë ne nje vrasje ne vitin 1999./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker Mark Frroku, during a parliamentary session.

Zyra për Shtyp e Kryesisë së Kuvendit ka sqaruar opinionin mbi një lajm për një drekë të shtruar në 2 tetor 2015 me rastin e djaljes në pension të punonjësit të Kuvendit Shefqet Zanit.

Disa portale online kanë raportuar e dreja me fond 180.000 lekë iu dha një personi që nuk merrej me katering ushqimesh por me pjesë automjetesh me emrin Tufik Guri.

Por nëpërmjet një njoftimi, Zyra e Shtypit pranë Kuvendit sqaron procedurën e prokurimit “Drekë bufe e shtruar nga Kuvendi i Shqipërisë, në Kryesinë e Kuvendit, me rastin e daljes në pension të z. Shefqet Zani”.

 

Më poshtë, sqarimi i Kuvendit:

Shërbimet administrative të Kuvendit të Shqipërisë u njohën gjatë ditës sot me lajmin e publikuar në disa  media online lidhur me procedurat e zhvilluara për shërbimin me objekt “Drekë bufe e shtruar nga Kuvendi i Shqipërisë, në Kryesinë e Kuvendit, më datë 2.10.2015 ora 14:00, me rastin e daljes në pension të z. Shefqet Zani”.

Për sa më sipër, me përgjegjshmëri të plotë, në funksion të transparencës dhe të mirinformimit të opinionit publik, Shërbimet administrative të Kuvendit dëshirojnë të sqarojnë se, lajmi është i pavërtetë dhe se për procedurën në fjalë ato kanë zbatuar përpikmërisht legjislacionin në fuqi për prokurimet publike.

Më konkretisht, në datë 30 shtator 2015 është shpallur procedura nga Zyra e Prokurimeve Publike në Kuvendin e Shqipërisë.

Në datë 1 tetor 2015, ora 14:00, është bërë hapja e procedurës për të parë operatorët ekonomik pjesëmarrës në garë. Saktësojmë se, përgjatë 24 orëve të kohëzgjatjes së kësaj procedure prokurimi, i vetmi operator ekonomik, që kishte shfaqur interes ishte personi fizik, z. Tufik Kurti.

Ky fakt i është komunikuar z. Tufik Kurti menjëherë përmes mesazheve, që ofron Sistemi i Prokurimit Elektronik (SPE).

Brenda një afati 30-minutësh,  z. Tufik Kurti është tërhequr nga gara duke i argumentuar Kuvendit të Shqipërisë përmes përgjigjes së tij në SPE, se tërheqja nga gara ka ndodhur për shkak të mospërllogaritjes së saktë të shumës.

Komisioni i Prokurimeve Publike për blerjet me vlerë të vogël pranë Kuvendit të Shqipërisë anuloi menjëherë këtë procedurë prokurimi.

Gjithsesi, dëshirojmë të theksojmë se, për çdo rast Komisioni i Blerjeve të Vogla në Kuvendin e Shqipërisë, vepron duke verifikuar të gjithë dokumentacionin ligjor të përcjellë nga operatorët ekonomikë për përputhshmërinë ligjore të objektit të veprimtarisë të operatorit ekonomik me objektin e shërbimit të kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ndërkaq, pas anulimit, më datë 2 tetor 2015, ditën e premte është rishpallur hapja e procedurës së prokurimit “Drekë bufe e shtruar nga Kuvendi i Shqipërisë, në Kryesinë e Kuvendit, më datë 07.10.2015, ora 14:00, me rastin e daljes në pension të z. Shefqet Zani”.

Në datë 05.10.2015 ora 08:15 (meqenëse datat 3-4 janë ditë pushimi javor) është kryer hapja e procedurës.

Operatori i vetëm që ka shfaqur interes ka qenë “Era 2000 shpk”. Ajo është shpallur fituese e procedurës dhe në vijim ka realizuar me sukses shërbimin.

E gjithë kjo procedurë tenderimi është lehtësisht e verifikueshme në faqen online të Agjencisë së Prokurimeve Publike (datë 05.10.2015).

 

1 2

Share This Article
1 Comment
  • po mire ore keto mediat “serioze” nuk shohin cfare ka dokumentuar KLSH per abuzime me miliona euro neper administrate, po shkojne e merren me zbulimin e madh i mori apo nuk mori 180 mije leke Tefiku.
    Ma vaaaa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *