Deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës kanë bllokuar sërish sot seancën parlamentare atje.
Përveç se kanë bllokuar tribunën, ata lëshuan edhe tym, çka e detyruan drejtuesin e seancës që ta ndërpresë diskutimin. Opozita kundërshton disa nisma të qeverisë.
Përveç gazit lotsjellës, opozita i ka hedhur ujë drejtuesit të seancës, nënkryetarit Xhavit Haliti, ndërsa fishkëllimat dhe bilbilat në sallë nuk kanë munguar. Përkundër kësaj, deputetët e mazhorancës kanë miratuar disa projektligje.
Ndërkohë, kryeparlamentari Kadri Veseli, në një konferencë për mediat bëri thirrje që të mos pengohet puna e Kuvendit.
Ai tha se përpos presioneve të deputetëve të opozitës, seancat nuk do të mund të ndërpriten. “As me filikaqa, as me skallperë e me asnjë mjet tjetër nuk do të mund të bllokohet puna e Kuvendit”, ka thënë ndër tjerash Veseli.
Ku jane Rilindasir e vertete? ku eshte Samiu qe tu thote kosovareve se vetem dija do ta beje nje popull më me dinjitet.
Nuk eshte koha per te qen mbeshtetes apo simpatizant i nje partie apo politikani X.
Eshte fati i Kosoves.
Eshte bere lufte , jane vrare djemte e vajzat e Kosoves dhe te gjithe te shkojne kot?!
Zajednica eshte nje kapitullim perpara Serbise dhe Europes qe gjithmone ka qene kunder pavaresise se Kosoves.
Populli i Kosoves duhet se fundi te mendoje me koken e tij dhe jo me mendjet e felliqura te politikaneve qe per PUSHTET SHESIN SHTET.
NATO dhe Amerika rofte e qofte qe u tregoi vendin serbeve, por dhe ajo ka interesat e saj ne kete gje, boll u beme placke tregu dhe kusure pazaresh per interesa te shteteve me te fuqishme.
Nese pranohet dhe lejohet zajednica ky do te jete nje tradheti per gjakun e derdhur te rinise Kosovare, do te jete skllaverim i popullit te kosoves ndaj serbise, dhe neser te rinjte e kosoves qe do e kuptojne se cfare menxyre ka ndodhur do te ngrihen dhe nuk do e lejojne nje gje te tille. Pra konfliktet do te jene gjithnje ne dere te shtepise
Mos ndoshta gjendja e konfliktit te vazhduar i leverdis ndokujt?????
Populli i Kosoves duhet te ndergjegjesohet dhe te ndriçohet sa nuk eshte vone.