Nusret Hokce është kuzhinieri më i njohur kohët e fundit, pasi u bë i famshëm me lëvizjen e tij unike të hedhjes se kripës mbi mish.
Pas videove të tij virale në rrjetet sociale, restoranti i tij numëron një numër të madh konsumatorësh përfshirë këtu edhe figura të njohura publike nga e gjithë bota. Ata përveç ushqimit, shijojnë dhe një shfaqje mbresëlënëse të gatimit dhe servirjes së mishit.
Në vitin 2015, kuzhinieri turk kishte paditur punëtorin e tij se po mundohej t’i joshte femrat me favore të ndryshme në vendin e punës.
Në fund e ka pësuar vetë, pasi nga padia e bërë, Nusreti ka dalë fajtor dhe duhet të paguajë gjobë prej tre mijë eurosh në shkëmbim të 87 ditëve burgim.



j.l./ dita
