KVV: Kolegji Zgjedhor nuk mund të shpërndajë mandatet

anazapta

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë vëren se Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i duhen pesë anëtarë, në mënyrë që të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve të qershorit. Në një konferencë për shtyp, përfaqësuesit e KVV-së thanë se Kolegji Zgjedhor nuk mund të shpërndajë mandatet.
“Kodi Zgjedhor, ngarkon specifikisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të kryejë certifikimin e rezultatit dhe Kolegji Zgjedhor është organ dytësor dhe i përkohshëm, dhe si i tillë nuk mund të realizojë shpërndarjen e mandateve”, thanë vëzhguesit.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë e cilëson pozitive ecurinë e procesit zgjedhor të 23 qershorit.
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë shprehu shqetësim lidhur me ankesat e depozituara në KQZ, pasi sipas tyre, asnjë prej problemeve të evidentuara në ditën e votimit nuk është ankimuar nga partitë politike.

Share This Article
2 Comments
  • Ngjela nuk e shmang pengesen per mos-certifikimin e fituesve deputete dhe koalicione.

    Ai ka te drejte kur dyshon se, duke perfituar nga lehtesia se si Opozita e mori rolin e KQZ-se, mund te perfitoj Sali Berisha.

    Berisha ka sebepin qe te quaj te pamandatueshem rezultatin e zgjedhjeve. Ankesa e tij mund te kaloj per shqyrtim ne Kolegjin Zgjedhor, dhe Kolegji te kerkoj perseritjen e zgjedhjeve!

  • Zgjedhjet duhet te perseriten sepse certifikimi i tyre eshte i pamunudur ligjerisht. Ky parlament i ri i cili zgjidhet per te bere ligje ne tee mire te popullit te ngrihet mi nje shkelje ligji, eshte e pamoralshme dhe antiligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *