KVV: Kuvendi të shpallë vakancën për kryetaren e KQZ-së

Dita

Duke qenë se mandati i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi është drejt përfundimit, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV), i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të shpallë vakancën jo më vonë se data 18 shtator.

“Sipas Kodit Zgjedhor, mandati 4 vjeçar i Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve aktual mbaron me datë 18.10.2016. Për këtë arsye, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, jo më vonë se data 18 shtator 2016, duhet të shpallë vakancën dhe të bëjë thirrjen e hapur për dorëzimin e aplikimeve prej të gjithë kandidatëve të interesuar”, thuhet në reagim.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, kujton se edhe në rastin e zgjedhjes së kryetares aktuale, ka kërkuar nga grupet parlamentare një proces përzgjedhje të kandidaturave sa më transparent dhe jashtë ndërhyrjeve politike.

“Kjo për shkakun se Kryetari i kësaj trupe është jo vetëm votë përcaktues në vendimmarrjen e institucionit, por, si titullari i tij, është ai që dikton frymën dhe qasjen e gjithë institucionit ndaj përmbushjes së detyrimeve ligjore dhe një përformancë sa më të lartë në arritjen e standardeve më të mira evropiane”, thuhet më tej.

Share This Article
3 Comments
  • “vakancën”
    të zestë ne!!!!
    vëndin e mbetur bosh ose i lirë e quajnë vakancë!!
    njëlloj si pushimet në italisht!dhe jo vacante!dhe më e keqja është se i bëjnë një zgjedhim mutit që të del fjalë tjetër!!
    nuk është faji juaj por i debilave që shkruajnë ligjet!!janë shumë të zgjuar dhe poliglotë sa nuk arijnë të dallojnë gjuhën e nënës nga gjuhët e huaja!!

    Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *