SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje gazeta jonë e preferuar Dita. Dëgjojmë që Luli me Salën po bëjnë të pamundurën për t’u mbushur mendjen shqiptarëve të marrin pjesë në protestën e 20 Shkurtit. Këto skenare që përgatit Sala janë për interesat e tij personale, se po të kishte menduar për popullin, ai nuk do kishte marrë atë përgjigje në 23 Qershor. Ai burrë nuk paska turp e as sedrën që karakterizon malësorin. Kësi lloj adoleshenti në këtë moshë, nuk më kanë dëgjuar veshët. Kemi respektin më të madh për Alfred Moisiun, Rexhep Mejdanin dhe Bamir Topin. Këta janë burra që ishin president, por u ka lezet fjala për etikën dhe kulturën. Kurse Sala, për moshën që ka do dilte të paktën një herë në muaj në TV, sa për ta parë ata që kanë nostalgji për të, jo të rrijë një orë para mikrofonit për të nxjerrë nga goja ato pisllëqe. Turp për ne që kemi akoma në Parlament këtë njeri. I pafshin hairin ata që do i venë nga mbrapa. Faleminderit, K.G.

Eshte shume e vertete se ky njeri-perbindesh me emrin SB nuk ka as turp as namuz !
Eshte edhe burre plak ! Tani duhet te bindet populli shqiptar ke ka patur ne krye te
vendit : nje sharlatan, nje hajdut, nje vrases !