Ky diplomat grek mendon se shqiptarët dhe grekët janë vëllezër

Saimir Lleshi

Shqipëria dhe Greqia po kalojnë vitet e fundit një krizë në marrëdhëniet mes tyre, sidomos pas vitit 2009 kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi marrëveshjen për kufirin detar.

Qeveria socialiste erdhi në pushtet me proklamimin e reciprocitetit në marrëdhënie me fqinjët, çka mbajti në tension konstant marrëdhëniet mes dy vendeve. Por për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë se Punëve te Jashtme të Greqisë, Jorgos Cipras fërkimet mund të tejkalohen dhe të kemi me të vërtetë një “epokë të re në marrëdhëniet greko-shqiptare”.

“Me këtë vend na afrojnë lidhje shumëshekullore, janë lidhje, gjurmët e të cilëve humbasin në thellësitë e shekujve, jemi, nga shumë pikëpamje, dy popuj vëllazërorë, lidhje që u fuqizuan veçanërisht gjatë 25 viteve të fundit.

Nuk mendoj se marrëdhëniet tona duhet të jenë në nivelin e tanishëm, ato mund të përmirësohen shumë më tepër, është diçka që varet ekskluzivisht prej vullnetit politik të dyanshëm.

Nuk ka çështje të tilla, për të cilat, ka me të vërtetë diçka shumë të rëndësishme që mund të na ndajë, çështje të tilla që mund t’i ndajnë dy vendet.

Pra unë besoj se disa probleme, disa fërkime, mund të tejkalohen dhe të kemi me të vërtetë një epokë të re në marrëdhëniet greko-shqiptare”, deklaroi Cipras në një intervistë për Vizion Plus.

Share This Article
9 Comments
  • Jam shume dakort me ato qe thote Cipras. Afersisht te njejtat gjera thonte edhe Enveri. Mbi 500 000 shqiptare kane vajtur per te fituar buken e gojes ne Greqi. Por mendoj se talebanet islamiste si dhe ata te kishes greke e pengojne kete miqesi.

  • Po, more kuaj te Trojes, por ne nuk jemi aq naive sa na kujtoni. Kujtoni se e harruam Hormoven , camet dhe Camerine qe i masakruat egersisht?
    Po gjendja e luftes qe na shpallni ju greket cfarte eshte?
    Apo eshte “lufte vellazerore ajo”?

    • Kolaboratoret u ndeshkuan ne gjith europen camet ortodokse luftuan se bashku si vllezer me greket kunder nazizmit dhe perpara kunder turqise prandaj jane shum prane vllazerise dhe jo armiqsise?

  • PRA, E KEQJA NA QENKA TEK KERKESA E QEVERISE SOCIALISTE SHQIPTARE PER MARREDHENIE RECIPROCITETI MIDIS DY VENDEVE DHE JO RAPORTE VASALITETI DHE….SE ATO MUND TE PERMIRSOHEN , EDHE PSE QENKEMI NE GJENDJE LUFTE MIDIS DY SHTETEVE !!!!!!!!!!!!!!!!

  • Zoti bengazi.Derri do plumb dhe semundja e Kancerit duhet kuftuar.
    Ajo qe dallon Kombin Greke me shtetin Shqipetare te krijuar ne 1912 eshte se,Greket nuk harrojne Turqit,Camet,Hormoven kurse njeriu qe perdhunohet,vritet,merret peng,i pret koken dhe ty si Shqipetare i thua vella,atehere dicka nuk te punon Zotni.
    Njeriu ka nder,respekt,kujtese kurse Shqipetaret ne shumice nuk e kane ate dhe per kete nuk e ka fajin Greqia dhe arvanitasit qe luftuan kunder Turqise dhe lamasheve me identitet Turk.

    • Kush je ti more gjakshitur qe na e servir propaganden fashiste greke ne shqip?
      Yyyy palaco, paske gjetur cfare historie te lexosh! Si ste kane dale syte vendit deri tani me gjithe kete urrejtje!?

  • Ishte nje kohe qe Greqi-Shqi[peri as qe kishin kufij ndares midis tyre,qe nga ajo kohe lidhjet ekonomike-bujqesore-blegtorale,te dy shteteve leshuan renje te thella.

  • Sali vellau ia fali po “kujdestari” i shtepise ,Gjykata nuk lejoj!
    Diplomati grek e fillon gabim aty ku nuk duhet pretenduar.E nese vertete asht i bindur se jemi vellezer.Atehere nuk duhet ta kujtojne ma ceshtjen e detit te rrezuar nga gjykata kushtetuese.Sepse greket nuk kane pse ta kujtojne te humbur detin mbasi mbahet nga vellau i tije shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *