Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Po ky Saliu po na lë pa mend! Sot na doli që ishte me origjinë kazake e me cullufe në majë të kokës! Po ashtu tregoi që edhe në pozicionin e fantazmës nuk ndjehet keq. Ama atë varkën në liqenin e Pogradecit ky “fantazma” me familjen e atij që sot anatemon, e pamë i madh e i vogël. Bile i lumtur e rrezatues. Veçse ky person pa cipë e pa turp sot bën që të sillet rrotull një parlament e një popull i tërë.
Aferim i qoftë! Guri i budallait nxjerr më budallenj ata që e kërkojnë, se vetë budallain. Kurthi i tij demonjak vazhdon të viktimizojë. Të merresh me të do të thotë të mos merresh me punë. Si ato gojët e liga që nuk reshtin të përgojojnë, ai nuk pushon të tregoje talentin e tij të vetëm. Hipokrizi, dashakeqësi, demonizëm e poshtërsi janë cilësitë e këtij ngatërrestari e krimineli të kombit të vet.
Nuk e di, por ku dreqin do e çojë shpirtin ky haram? Profeti
