Jo vetëm Fieri, por e gjitha Shqipëria u trondit sot nga krimi horror që ndodhi në fshatin Grecalli, ku një 38-vjeçar vrau dhe groposi një fëmijë 8-vjeçar, fqinj, familja e të cilit e mbante me bukë.
Në rrjet ka mbështetje masive për familjarët e fëmijës. Ata dhe banorët e fshatit kërkojnë dënimin me vdekje të autorit.
“Une jam “PRO” ligjit për pushkatim. Për mostra si Klodian Çalamani & Pordhonues. Le të na vonohet Edhe ca vjet anetarsimi në Europe ska gje“, shkruan këngëtari Noizy.
Këngëtari tjetër i njohur Flori Mumajesi thotë se pushkatimi është pak, duke theksuar se për të nuk duhet të ketë vend as në burg dhe as në çmendi.
“Përfundimisht për këtë dhe shumë si ky pushkatimi është pak! As në burg, as në çmendi nuk duhet të marrë frymë”, shkruan Flori Mumajesi
n.s. / dita

Nese nuk denohet me vdekje, propozoj te lihet i lire ne Surrel, dhe ne Lalez atje ku fle demoni…!
Para mese 25 vjetesh u kerkua te mbahej nje referendum per rivendosjen e denimit me vdekje, a mos heqjen e tij (nuk me kujtohet mire). Mbaj mend se ne Tirane, firmat u grumbulluan ne ish Hotel Dajtin, nderkohe u tha shifra ne gjithe Shqiperine ishte rrotull 300 mije. Pra nje vullnet i madh popullor. Sigurisht qe nuk u miratua nga politika e kohes, kur president ishte Berisha. Ishte po ky qe në vitin 1994 dekretoj denimin me varje te dy te rinjve ne Libofshe per nje krim makaber kryer prej tyre. Ky ishte denimi i fundit me vdekje ne Shqiperi. Me pas nen presionin e BE, u hoq dhe siç thashe referendumi nuk u realizua. Sot ky problem zor se gjen perkrahje nga institucionet kryesisht parlamenti. Ndoshta dhe une qe jam partizan i denimit me vdekje ka raste qe reflektoj. Per keto monstra mbase vdekja do te jete, siç thote populli “kapak floriri”, Keshtu a nuk do te ishte me mire te denoheshin me burgim te perjetshem, dhe ta vuajne po perjetesisht ate (aq sa ta kene ymrin) ne burgjet e sistemit ‘bis 41’. Nuk e kam fjalen vetem per kete rast, po per gjithe rastet e krimeve monstruoze, krime qe gjithsesi jane parashikuar ne Kodin tone Penal, por qe gjyqtare te pandergjegjshem bejne lloj-lloj manovrash ne bashkepunim me avokatet per t’ua ulur denimin, dhe per me kqe t’i nxjerin pas pak kohesh nga burgu. Kuptohet kundrejt shperblimeve. Ky eshte pak te quhet turp dhe po ashtu turp per organet shteterore qe per keta lloj gjyqtaresh, prokuroresh dhe avokatesh bejne qorrin e shurdhin. Diçka duket se ka filluar per mire, por te presim çdo te ndodhe ne vijim. Dosjet aty jane. Syte jane nga drejtesia e reformuar qe pritet te jape rezultate.