BE nuk ka interes të blejë një vaksinë koronavirusi me një çmim që OBSH e ka vlerësuar me vlerën 40 dollarë. Bashkimi Europian është në negociata që të blejë doza vaksine më lirë se ky çmim.
Pavarësisht se në këtë pandemi të gjithë vendet duhet të jenë të barabartë, liderët e BE kërkojnë që popullata europiane të ketë më shumë përparësi.
Kjo mund të shkaktojë përplasje në iniciativën e COVAX, të udhëhequr nga OBSH për të siguruar vaksina për të gjithë me të njëjtën vlerë.
Reuters shkruan se aktualisht, çmimi i një doze vaksine është vlerësuar të kushtojë 40 dollarë.
Megjithatë nga GAVI, kompania që do merret me prodhimin në masë të vaksinës nuk ka komentuar duke thënë se është ende shumë herët për të diskutuar çmimin final.
Amerika ndërkohë ka pranuar që të paguajë rreth 2 miliardë dollarë për të siguruar 50 milionë doza, me çmimin që është diskutuar.
BE kërkon që vaksinat ti sigurojë deri në fund të vitit, por kjo për prodhuesit është e parealizueshme.
Edhe nëse vaksina kundër koronavirusit rezulton 100% e efektshme, nuk ka gjasa të jetë në dispozicion në sasi të mëdha për një efekt të shkurtër.
Gjithesi blerja e tyre në doza të mëdha nga BE dhe SHBA-të mund të privojë përkohësisht vendet e varfra nga qasja e vaksinës./ Reuters
l.h/ dita

Filloi trgetia e piset.
Gjithnje populli do e haje.
Te tjeret behen miliardiere.
Eshte “Fake news” nuk eshte e vertete qe vlera e vaksines do te jete 40 $.
Si ka mundesi te dale cmimi i nje produkti kur ai eshte akoma ne faza eksperimentale, jo ne nje por ne shume shtete dhe nuk dihet se jush kompani do t’a reakizoj e pare vaksinen.
Do te prodhohen miliarda doza dhe kjo super sasi do te kete pa tjeter efekt qe cmimi i vaksines te jete i lire.
Boll me “Fake news”, nerezit po vdesin dhe nuk ka kush ti varrpose, ju beni esap cmimen dhe fitimet……. mos e trashni zullumin, ruhuni se Covid-19 nuk njeh te pasur apo te varfer…..
Per fukarane helmi ka me kene pa pare.Par 1 jave lexova nje artikull se firma farmaceutike GILEAD i keshte vu cmim 4500 dhe nje tjeter kompani ja kishte ulur pazarin me 2500$.