Deputeti i Partisë Demokratike (PDK) të Kosovës Besim Beqaj vazhdon t’i mbajë pesë vende pune, teksa në anën tjetër një numër i madh i qytetareve me grada dhe akademikë janë të pa punë.
Beqaj në formularët e deklarimit të pasurisë ka deklaruar se përveç punës së deputetit është i angazhuar si Konsulent në fushën e edukimit në “Kolegji Cambridge” në Pejë. Po ashtu Beqaj ka vetë deklaruar se në Universitetin e Prishtinës është Profesor i Asocuar, Universiteti “Haxhi Zeka” Pejë, ai ka deklaruar se është si profesor i angazhuar.
Po ashtu deputeti Beqaj është i angazhuar edhe në kolegjin AAB si Profesor i angazhuar, raporton zëri.info. Deputetit Beqaj ka deklaruar se vetë ai për punën që bën brenda vitit merr hiç më pakë se 67 mijë euro. Po ashtu ai ka deklaruar se të hyrat vjetore të bashkëshortes së tij janë rreth 26 mijë euro, ndersa të babait të tij janë 20 mijë euro, raporton zëri.info. Po ashtu, Beqaj ka deklaruar se në llogari bankare ka të depozituara rreth 200 mijë euro.

Epo kemi menduar se supermeni ishte fantazi e regjizoreve te hollivudit, nuk e dinim qe Kosova paska nje te tille qe vrapon g kuvendi ne firmen ligjore, dhe pastaj nga njeri universitet tek tjetri dhe pastan fluturon mbrapsht ne kuvend. Bravo per Kosoven qe ka nje supermen per deutet. Duhet bota te marre shen=mbull nga nje supermen i tille.
gjë shumë e mirë kur shikon se dikush ka dëshirë për të punuar!!
një gjë duhet pasur kujdes!!
konflikti i interesit!?
në këto raste është shumë lehtë të biesh brënda!!në këto raste duke qënë profesor dhe deputet mund të jetë dhe një mënyrë për përfitime të paligëshme!!para të pista!!