Dyshimet për abuzime me fondet në akset Tiranë-Elbasan dhe Kavajë-Rrogozhinë janë dy dosjet e para hetimore me të cilat ka vendosur të merret kryeprokurorja Arta Marku.
Marku ka urdhëruar “hetime të plota dhe gjithëpërfshirëse” për këto dy rrugë – raporton gazeta Tema duke i konsideruar këto dosje si hetime me interes të lartë publik.
Tiranë-Elbasan është segmenti më problematik përsa i përket shpenzimeve dhe afateve ndërkohë që deri më tani janë tenderuar 335.2 milionë euro për 27 km rrugë, ku janë angazhuar 3 firma të mëdha ndërtimi.
Hetimet për këtë aks kanë nisur pas një padie që ka bërë ministri Damian Gjiknuri për ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor, Dashamir Gjika.
Gjika dhe dy zyrtarë të tjerë janë kallzuar nga Gjiknuri për shpërdorim detyre, pas një auditi që ka konstatuar se në aksin rrugor në fjalë dyshohet për abuzime që kapin vlerën e 54 milionë dollarëve.
Aktualisht aksi në fjalë nuk ka mbaruar ende dhe megjithë shumën e madhe të parave të shpenzuara vazhdon të ketë shembje, dëmtime dhe bllokime te herëpashershme.
b.m. / dita

Gjiknuri eshte per vete kokkra e hajdutit.
Plus qe eshte njeri pa moral, ka lene gruan rrugeve pasi ajo e ka kapur 4 a 5 here ne tradhti bashkshortore.
Edhe hajdut edhe kurvar, nuk mund te kesh te drejten te gjykosh te tjeret.
Pavaresisht se ky i padituri mund te jete fajtor.
Por na kane mbytur ne Shqiperi akuzuesit qe jane per vete te pandehur.
E gjithe opozita e sotme, kete po ben.
Lutem Dita botojeni komentin tim mos me censuroni si here te tjera
Ti zyrtar pa kollare duket nuk ke qafe per kollare, dmth nuk ke vertebra. Burre pa bosht dmth.
I gjithe opinioni yt per Gjiknurin eshte si ato llafet e grave, me qe meresh me ate qe ben gruaja e tjetrit, e ze apo me ke e ze bashkeshortin.
Po,mund te jete hajdut, madje dhe kokrra e hajdutit, po pse nuk ben nje dosje mor burre dhe shko tako Arta Markun, jepi denoncimin, dhe do t’i besh nje sherbim te madh Atdheut, dhe te siguroj qe do te behesh HERO!
E sa per opoziten, ketu e ke djallosur: Luli? Me gjithe ato vjedhje, krime e tradhetira ndaj Atdheut dhe UCK-se ne kurriz do tu jape shqiptareve nder, krenari e drejtesi? Mona? Akoma nuk ka shpenzuar 700.000 -shen qe ju kap te shoqit me ze dhe figure etj. etj. Mehdiu?Qe askush nuk e di si fle gjume me 26 te vdekur ne Gerdec, ne nje biznes te paster krimi? Apo apo Saliu qe nuk di ku ta zesh e ku ta lesh?!
Ju lutem Dita, kerkesa e ketij zyrtari pa kollare, vlen dhe per mua.
ja pra e morem vesh kush qenkan “peshqit e medhenj”
po ky dashamiri vete ti kete mare gjithe keto para mendoni ju?
nuk ma ha mendja
Nese keto mlyshaket i quani pesh te medhenje.Atehere peshqit vertet te medhenje zor se mund ti arrestoni.
Mos u tallni me popullin me arrestim lakeqash.
Ama ky na qënka peshku i madh?
Eh mor popull, sa do të tallen akoma me ty këta bashibozuk.