Ky është ishulli që duket si parajsë, por të cilit askush nuk mund t’i afrohet!

redaktor

Ishulli verior i Sentinelit, i cili gjendet në Oqeanin Indian – si pjesë e Ishujve të Andamanit – duket si parajsë në tokë, por kjo mund t’iu gënjej në shikim të parë.

Në fakt, për më shumë se 60 mijë vjet ky ishull – sa madhësia e Manhattanit të New Yorkut – popullohet nga fiset indigjene të cilat refuzojnë çdo kontakt me civilizimin.

Ky është një nga fiset e fundit në rruzullin tokësor që refuzojnë të jetojnë jetën bashkëkohore. Për më tepër janë shumë armiqësor me personat e panjohur.

Nëntë vjet më parë ata vranë dy meshkuj, të cilët kishin dalë për të peshkuar pranë ishullit të tyre, transmeton Telegrafi

Ata shkojnë aq larg sa për të ruajtur territorin e tyre hedhin gurë dhe shigjeta në drejtim të aeroplanëve dhe helikopterëve të cilët fluturojnë në territorin e tyre.

Dëshmi e vetme rreth jetesës së tyre janë fotografitë e një cilësie tejet të dobët, pasi që askënd nuk e lejojnë t’ju afrohen.

Autoritetet indiane shkuan aq larg sa që e kanë shpallur të paligjshme çdo përpjekje për të kontaktuar me banorët e këtij ishulli.

Survival International, një grup që avokon për të drejtat e grupeve fisnore, raportojnë se peshkatarët rregullisht hyjnë në territorin e tyre. Grupi ka frikë se mbijetesa e këtij fisi është në rrezik. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=36oEfXCZRYk

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *