Fitorja e boksierit rus Alexander Povetkin ndaj atij kamerunas Carlos Takam është zgjedhur si nokauti i vitit 2014 nga Boxing Scene.
Povetkin (28 fitore, 1 disfatë, 20 me nokaut), fitues i medaljes së artë olimpike në vitin 2004, ka bërë një rikthim në boks vitin e kaluar.
Ai fillimisht mposhti Manuel Charr para se të rikthehet në ring ndaj Takam (30 fitore, 2 disfata, 1 barazim, 23 me nokaut), i cili ishte i pamposhtur që nga viti 2009.
Povetkin bëri disa goditje të fuqishme ndaj Takam, me momentin kulmor që erdhi në rundin e 10-të, kur ai e goditi kundërshtarin me të djathtën për ta rrëzuar në tokë. Takam mundi të çohet në këmbë vetëm me ndihmën e të tjerëve.
I dyti në listën e nokaut-eve të vitit që kaloi është ai në mes dy amerikanëve, Amir Mansour dhe Fred Kassi. I pari e rrëzoi për tokë rivalin e tij në raundin e 7-të.

Une jam nje fans i madh i dy vellezerve ukrainas Vitali dhe Vladimir Klitschko, qe kane aktualisht te pese titujt e peshes se rende ne bote. Jane nejrez me dhume kulture, kane te dy titutj te doktoreve ne shkencat sportive dhe flasin nga kater – pese gjuhe te huaja.
Poshte keni si embelsire per vitin e ti 2015 ndeshjen komplet midis Vladimirit dhe Pvetkin qe fitoi Vladimiri, e cili e hodhi ne toke Povetkinin ne Moske tre here.
https://www.youtube.com/watch?v=HxF4QzdEDnQ
Di qe Vladimiri priste nje femije nga gruaja e tij artiste amerikane. Nuk e di ne se lindi. Di se sic tha Vladimiri ne nentor 2014, kur fitoi kunder bullgarit Pulev me knockout, se priste vajze.
Plaku,-Wladimir Klitschko padyshim qe esht nje boksier i madh,por e verteta esht se rall her te dhuron emocione me stilin e te boksuarit.Fal kraheve te tij te gjate arrin qe me te majten ta mbaje kundershtarin ne distance,per te mos i len mundesi te afrohet.Me sa di Klitschko kishte bere nje mareveshje me David Haye,per tu rindeshur perseri ?Dhe mareveshja ishte qe David Haye duhej te boksonte me Dereck Chisora per tju hapur rruga e ndeshjes,megjithese Hey e pranoi mareveshjen duke mundur Chisoran me knockkout po behen vite qe Klitscho nuk po ndeshet me Haye.Nje boksier shum premtues ishte edhe Aleksander Dimitrenko,per te cilin mendoja se do te ishte rivali numer nje i vellezerve Klitschko,por ka kohe qe ky boksier nuk po ndihet.Boksi eshte nje sport ku nderthuren reflekset dhe forca,dhe un do te kisha me deshire te shikoja ne ring Sultan Ibragimov apo Aleksander Povetnik te cilet luajn nje boks te hapur,para Klitschko,megjithese Wladimiri i ka mundur te dy keta boksier,fale gjatesise se tij te cilet nuk i lejonte qe te luanin ne distance te afert.Qofte nje vit i mbare per ju Plaku ,duke shijuar vitet e pensionit ne shendet te plot.
edmojnd(koder rreshen),
Shume faleminderit per shkrimin dhe sidomos urimet. Edhe une te uroj ty dhe familjes nje vit te ri te lumtur dhe shume ndeshje te bukura boksi.
Duket qe di gjera me teper se une ne lidhje me boksin. Une di qe Vladimiri pasi humbi tre ndeshjet ka thene se nuk do tja lejoje vehtes qe te humbi ne ate menyre dhe kete premtim po e mban.
E kam pare ndeshjen e Vladimirit me anglezin arrogant dhe provokues David Haye. Haye mendoj se ka probleme peshe dhe gjatesie trupi. Eshte shume teknik dhe i shpejte por ne ndeshjen me Vladimirin vetem u mbrojt dhe ju shmang atij.
Ukrainasi Dimitrenko ishte boksjer i mire, kishte Zdunekun si trajner ( tranineri i Vitali ), shume inteligjent, ka mbaruar shkollen e larte ne Gjermani per Jurist. Dimitrenko na mundi edhe kosovarin tone Luan Krasniqi me nje grusht ne melçi.
Cisora me la nje pershtypje shume te keqe, njeri i pasjellshem dhe shume ofendues. Nuk e di ne se te kutjohet qe kur Cisora para fillimit te ndeshjes me Vitali e provokoi Vladimirin duke i hedhur nga goja uje ne fytyre dhe Vladi ( keshtu e quajne tifozet ose Volodja sic e therret familja ) me habiti me gjakftohtesine e vet duke fshire fytyren me dore.
Vitali per Vladin thote se ai ( Vladi ) eshe me shpirt artisti. Gruan amerikane e kishte artiste te Hollivudit dhe ka shume miq kengetare, I bie bukur kitares dhe kercen shume bukur. Nuk e di ne se te kujtohet kur fitoi me nockaut kunder Berdit dhe ne fund te ndeshjes djali 7 vjecar i Berdit shkoi dhe e uroje ne ring Vladin.
Me ka pelqyer shume fakti qe kur amerikani Berd ( qe fitoi ma pare kunder Vitali per plagosje krahu ) kishte rene tre here ne toke, Vladi pas ndeshjes, kur e pyeten se pse nuk i dhe grushtin vendimtar Vladi u pergjegj ( ne intervisten ne ring pas ndeshjes ) se ai pa fytyren e nenes se Berdit dhe prandaj nuk e goditi ate me tutje. Me qe ra fjala per nenen, te dy Vitali dhe Vladimiri i kane premtuar asaja se nuk do te ndeshen kurre me njeri tjetrin qofte duke ju ofruar te gjithe arin e botes.
Eshte njeri me shume kulture dhe thote se forca e tij bazohet ne koke dhe jo ne trup. Shkurt muhabeti une e kam shume qejf Vladin, m.gj.s vete nuk jam dalluar per force fizike.
Te faleminderit se me risolle ne kujtese shume Momente te bukura qe me ka dhuruar Vladi.
Pershendetje.