Letër e nënshkruar
Eljaz Salja, Bushat
Mbledhja e radhës e Parlamentit, “trurit” të kombit, ndryshoi tematikën, me të drejtë, për të diskutuar rreth problemit të drogës, që po gërryen familjen e për rrjedhojë, gjithë shoqërinë shqiptare. Por për ironi të fatit, në mes të “ajkës” shfaqet administratori i mandatuar i atij fshati, tani me famë ndërkombëtare për kultivimin e drogës, i ftuar nga familja e tij politike, PD-ja në mitingun e organizuar për të dorëhequr kryeministrin 8-mujor, sepse “nuk po lejon” shitjen e drogës jashtë atdheut. Dhe ky zotëri mburret para gazetarëve për funksionet në Partinë Demokratike dhe si zbatues i ligjit. I mbuluar deri në majë të kokës me drogë, vjen nga Lazarati në Tiranë për të demonstruar kundër drogës, në një kohë kur ish-kryeministri i tij kishte nxjerrë një VKM për t’i çuar para ligjit të zgjedhurit vendorë, nëse në zonën e tyre administrative kultivohet drogë.
Kujto, i nderuar kryetar, se kryeministri yt, para disa vjetësh qe mburrur se me djemtë e Lazaratit merr pushtetin, pa u thelluar se djemtë e Lazaratit, si gjithë djemtë e mirë të gjithë Shqipërisë, jetojnë me këtë punë, ndërsa padroni i drogës, sipas analistëve dhe llogjikës, udhëheq gjithë veprimtarinë kriminale nga jashtë fshatit për më se 10 vjet dhe rezultati të çon në thyerjen e rrotës së avionit.
“Çmenduri është të bësh të njëjtën gjë e të presësh rezultate të ndryshme”, thotë Ainshtajni. Me respekt nga Eljaz Salja, Bushat, Shkodër.

Kur pela shkon me gomarin eshte e sigurt qe do pjelli mushke.Kur ligji electoral u ideua nga Kac Islami e Saliu Kete stalle parlamentare do te kemi