Shpesh lojtarëve të rinj nuk u jepen shumë hapësira në ekipin e parë, por ndonjëherë arrijnë të bindin trajnerët e tyre që të kenë besim tek ata, duke bërë paraqitje shumë të mirë.
Kur bëhet fjalë për sulmues, shpesh ata arrijnë të fitojnë një vend në ekip falë golave, si protagonistët e renditjes së sulmuesve më të mirë U-21 në këtë pjesë të parë të sezonit në pesë kampionatet kryesorë të Europës.
Në krye të këtij klasifikimi gjejmë talentin uruguaian të Celta Vigo, Maxi Gomez. Në fakt, me 6 gola në 7 ndeshje të luajtura në La Liga, sulmuesi më i mirë U-21 është lojtari i transferuar në Spanjë nga Defensor Sporting.
Në 593 minutat e luajtura, Gomez, në vitin e tij të parë në Europë, ka një mesatare prej 1 goli çdo 99’. Kjo ecuri shumë e mirë nuk i ka shpëtuar syve të trajneri të Uruguait, Oscar Tabarez, i cili e ka grumbulluar me kombëtaren, por që nuk e ka aktivizuar akoma.
Në vendin e dytë është sulmuesi 19-vjeçar i Club Brugges, Emmanuel Dennis. Futbollisti nigerian ka koleksionuar 5 gola (dhe 1 asist) në gjashtë ndeshjet e luajtura në kampionatin belg.
Ai ka një mestare të jashtëzakonshme 1 goli çdo 77 minuta. Podiumi mbyllet nga 21-vjeçari gjerman i Leipzig, Timo Werner, i cili ka realizuar 5 gola në 6 ndeshjet e zhvilluara në Bundesliga.
Werner i ka realizuar këto gola në harkun e 535 minutave, me një mesatare prej 1 realizimi çdo 107’. Prej më shumë se një viti ai është pjesë e kombëtares së Gjermanisë, me të cilën ka realizuar 6 gola në tetë ndeshje.
