Rezervat më të mëdha të arit dhe valutave të huaja në Evropë janë në Zvicër.
Kjo konfirmohet nga burimi i referencës “World Factbook”, i cili vepron në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës të SHBA.
Në hartën, e cila u publikua nga World Factbook tregohen rezervat valutore dhe arit në të gjitha vendet evropiane, të cilat janë në dispozicion të autoritetit qendror monetar për t’u përdorur në përmbushjen e nevojave të bilancit të pagesave.
Sipas kësaj harte, rezervat e arit dhe të këmbimit valutor në Zvicër arrijnë në 679.3 miliardë dollarë. Në vendin e dytë është Rusia me ar dhe rezerva valutore në shumën prej 418.5 miliardë dollarë dhe në të tretën është Gjermania me rezerva valutore dhe ari me vlerë 185.3 miliardë dollarë, shkruan Albinfo.ch.
Rezervat e arit dhe valutave të huaja me vlerë dyqind miliardë dollarë kanë Republika Çeke, Franca, Italia, Britania e Madhe, Polonia dhe Turqia.
l.h/ dita

Ka nje propozim , qe rezervat boterore te arit , te vine ne tunelin “Krrabe ” . Eshte opsion , qe pret te miratohet nga pala shqiptare . Ne Krrabe , ari e ndjen veten si ne shtepi te vet . Atje u depozitua dikur sivellai I tij , qe aktualisht ndodhet ne duar te sigurta , jo vetem private , por dhe institucionale . Zgalem
I nderuar Zgalem! Konsideratat e mia më të përzëmlrta. Je shumë largpamës dhe tepër origjinal në komentet që ju bëni. Unë e mbështes propozimin tuaj se në Krrabë është siguria më e madhe e arit, kjo është vërtetuar para disa vjetësh nga ku një gomar u akuzua se kishte vjedhur arin në krrabë. Por nga verifikimet dhe gjykimet e bëra rezultoi se edhe gomari doli i pafajshëm.
Xha Suloja
Me ben pershtypje Ceku, per shumen e thesarit.
Supozoj se atje ka edhe nga mademi yne, nga miniera e bakrit te Rubikut.
Nuk e shpika. Eshte folur shume kohe me pare.
Ehh mor xhanan Shefqeti ehhh. ne spo gjejme dot Arin qe vodhem vete jo me te gjejme ate qe na vodhen te tjeret.
Mo jepni njftime te tilla se likes i bejne syte xixa e kushedi cfare i shkon ne mendje.
Nuk duhet te botohen keto lajme se i bejne keq per shendetin elites Shqiptare
Do i duket vetja fukarenj dhe viktima
Keto shifra i lene pa gjume dhe perpeliten ne krevat dhe mallkojne veten qe i ra fati ne Shqiperi
Do ishin me te lumtur po te kishin qene ne krye te Zvicres
Do kishin falimentuar keto shtetet qe kane rezervat aty pastaj Qameti