Ky frut ekzotik ka vrarë 53 fëmijë deri më tani

Bora Basholli

Të paktën 53 fëmijë kanë vdekur në Indinë veriore në 10 ditët e fundit nga një sëmundje vdekjeprurëse e trurit që besohet të ketë lidhje me një substancë toksike të gjetur në fruta të lychee ( mare), thanë zyrtarët e shëndetësisë indiane sot.

Vdekjet janë raportuar nga dy spitale në qarkun Muzaffarpur të shtetit Bihar, pjesa lindore e vendit e njohur për pemët e të lychee ose (mare)

Të gjithë fëmijët shfaqën simptoma të Sindromit të Encefalit Akut (AES), tha zyrtari i lartë i shëndetësisë, Ashok Kumar Singh, duke shtuar se shumica kishin pësuar një humbje të papritur të glukozës në gjakun e tyre.

“Departamenti i Shëndetësisë ka lëshuar tashmë një njoftim për njerëzit që të kujdesen për fëmijët e tyre gjatë verës së nxehtë, kur temperatura shkojnë mbi 40 gradë Celsius’, tha Singh.

Të paktën 40 fëmijë të tjerë që ankoheshin për simptoma të ngjashme ishin duke u trajtuar në spital.

Shpërthimet e sëmundjes kanë ndodhur çdo vit gjatë muajve të verës në Muzaffarpur dhe në rrethet fqinje që nga viti 1995, zakonisht që përkojnë me sezonin lychee (mare)

Në vitin 2014 nga e njëjta sëmundje kanë gjetur vdekjen 150 persona.

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • fm
    Ky frut exotik qe gjendet edhe ne vendin tone eshte jashtezakonisht i rrezikshem kur teprohet ne ngrenie pasi ne perberjen e tij permban nivele te larta te gazit Azot.(N) me i perhapuri ne atm mbi 78 % dhe shume i rrezikshem per jeten e njeriut dhe njekohesisht me dobishmi per jeten e gjallesave dhe njerit ne vecanti. Kur hyn ne organizem prish raportin ne lidhje me Oxigjenin dhe mbizoteron ne organizem. Ka nje veti, qe vepron me vonese (pas dy oresh te pakten) pra efektet i ka te ngadalta deri sa te neutroalizoje Oxigjenin ne trup dhe pastaj………Edhe ketu tek Ne e perdorin Maren si frut vecanerisht duke e bere RAKI Mareje (!?!) pa ditur pasojat fatale qe e shoqerojne ate !..Rakia e Marese edhe kur distilohet (zihet) sipas protokollit standarte i ka tmerreshme pasojat per jeten kur teprohet ne pije…Mos harrojme gjate distilimit te Rakise(nese kryhet sipas rregullave teknike standarte industriale dhe jo ne kushte domesticale, shtepiake) largohen nje pjese e mire e elementeve te tjere teper Toxike si cianuret, merkuri etj
    Kaq per dijeni !

  • (Litchi chinensis) ose lychee nuk eshte marea qe rritet ne zonat mesdhetare. Marea (Arbutus) ngjason me lycheen por jane fruta te ndryshem dhe marea nuk eshte helmuese..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *