Lexova mbi ligjin “hije” për një amnisti fiskale të cilin Kryeministri e ka futur në rend të ditës si kusht për tu votuar bashkë me tre ligjet (!). Tre ligjet e famshme që i kërkoheshin opozitës me forcë të votoheshin a thua se do bëjnë cudira, tani nuk votohen nga Berisha, që vendos kushte.
Çfarë nevoje mund të ketë për një miratim kaq urgjent, në fund të legjislaturës në seancë të jashtëzakonshme (ditën e enjte)? Këtë mund ta dijë vetëm Kryeministri që i kërkon opozitës votimin e ligjit për amnistinë fiskale, ndërsa bizneset thonë se nuk kanë asnjë dijeni lidhur me draftin!
“Ne si Dhomë Tregtie nuk kemi marrë asnjë përgjigje deri më tani për kërkesat që kemi bërë, sepse kërkesat tona shkojnë një kopje në selinë e Partisë Socialiste dhe një kopje në selinë e Kryeministrisë dhe deri më sot nuk kemi marrë asnjë lloj reagimi apo ndonjë propozim konkret për të parë se çfarë do kalojë Qeveria apo se çfarë refuzon opozita”, tha Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në media, me sa dëgjova lajmet. Atëherë? Atëherë të hëngshin ujqërit veshët o Sali, se na cave t..apin me akrobaci.
Email nga adresa: [email protected]
