Një ishull privat në Karaibe është nxjerrë në shitje për një vlerë rreth 73 milionë eurosh.
“Little Pipe Cay”, në Bahamasin qendror, përshkruhet si “xhevahiri” i arkipelagut ishullor “Exumas”.
Ishulli dikur i pabanuar prej 154 mijë metrash katrorë, apo 15 hektarësh, ka 4 zona plazhesh ranore dhe rrethohet nga një det i kaltër me një jetë të pasur detare.
Përgjatë 15 viteve të fundit, pronarët aktualë e transformuan ishullin, duke ndërtuar 5 shtëpi, që të gjitha me pamje mahnitëse nga deti.
Në total, pronat e ndërtuara dhe të mobiluara kanë 9 dhoma fjetjeje dhe 9 tualete, sikurse edhe një pishinë, një “spa”, akomodim të mjaftueshëm për stafin, objekte të tjera shërbimi dhe siguri 24-orëshe.
“Exumas”, një arkipelag i shfrytëzuar për xhirimin e filmave “Bond” apo “Piratët e Karaibeve”, ndodhet vetëm 270 milje (435 km) larg Floridës, ndërsa deri në “Little Pipe Cay” mund të shkohet me jahte apo hidroplanë.
Agjencia e pronave të paluajtshme, “Knight Frank” e ka listuar atë për shitje në vlerën e 85 milionë dollarëve. Kreu i kësaj agjencie për Karaibet, Edward de Mallet Morgan shprehet se “është privilegj të menaxhosh në mënyrë ekskluzive shitjen e një aseti kaq të mrekullueshëm. Një ishull privat i pabesueshëm, real dhe që një herë në jetë mund të të jepet mundësia ta zotërosh”.




o.j/dita

Mos pranoni ta blini.Sepse akujt po shkrihen dhe niveli i detit po ngrihet.Keshtuqe sikur edhe gjyse per gjyse te cmimit asht teper e shtrenjte blerja.Renja e cmimit asht ne perpjestim te drejte.Sa ma shume kalon koha aq ma shume shkrihen akujt dhe kaq ma shume do te bie cmimi i shitjes.Ka gjasa qe te mos i marrin asnji kacille centit.Cdo gja varet nga intensiteti i shkrirjes se akujve.
Ja sa te ndertojme ato 6 kullat me thiatro e kullen me stadium dhe pastaj shohim se ku do te bejme shopping ishujsh private me bunkere.
Ç’jan për Lulin që vodhi 250 milon euro të rr.kombit .
Po ato kullat 60 kateshe, di njeri gje, do te kene
Pishina mbi tarraca, Jo per gje hedh DHE njecik DHE
Ben edhe ishull ne Kat 60.
RROFTE POPULLI SHQIPETAR TRIM DHE HEROIK ME
SHOKET EDVER DHE LALIDHJER NE KRYE
RROFSHIN KULLAT 60 KATESHE.