Plani i vogël Pluto, ka qiell të kaltër dhe rripa të akullta uji.
Të dhënat jepen nga agjencia amerikane hapësinore NASA, e cila po vëzhgon këtë planet.
Pluto është i vendosur në Brezin Kuiper të largët, që është një rajon i ftohtë në sistemin diellor përtej Neptunit dhe në të ka shumë kometa dhe asteroide.
NASA ka publikuar një pamje ku shihet një shtresë e kaltër e mjegullës rreth Plutos, që është fotografuar nga kamera në sondën New Horizons.
Njëri prej udhëheqësve kryesor të projektit New Horizons, Alan Stern, deklaroi se “kjo është madhështore”. Sipas tij, askush nuk priste “qiell të kaltër” në këtë pjesë të largët të universit.
NASA thotë gjithashtu, se në planetin Pluto ka rajone me ujë të ngrirë, por pjesa më e madhe e tij nuk ka ujë.
Ketij planeti shqip i thone PLUTON jo PLUTO.