Duhanpirja do të jetë e ndaluar brenda ambienteve të shtëpisë, në San Francisko, por ka një përjashtim, pirja e hashashit do të lejohet.
Bordi i supervizorëve të qytetit votoi të martën e kaluar në favor të ndalimit të pirjes së cigareve në apartamente, me përjashtim të kanabisit.
Rregulli i ri u miratua për të mbrojtur banorët e tjerë të shtëpisë nga pasojat e tymit të cigares. Por marijuhana terapeutike do të lejohet. Shkelësit do të përballen me një gjobë prej 1000 dollarësh, shkruan rtk.
Pirja e duhanit është e jashëtligjshme në hapësirat publike, por rregulli i ri futet brenda apartamenteve dhe banesave private. Megjithatë, urdhri pritet të shkojë javën e ardhshme në zyrën e kryetares së Bashkisë, London Breed, e nëse e firmos, hyn në fuqi 30 ditë më vonë.
h.b/dita
