Ky shi i trazuar episodesh

redaktor

Shi bie në Shqipëri. Një shi i trazuar fundviti mbi shpirtra të trazuar.

A thua këtë herë do të jetë ndryshe? A thua ky do të jetë trazimi i madh, i vërtetë, ai që do të na futë në hullinë e Europës? Sot kemi vetëm episode, të cilat, ndoshta janë copëza në një puzzle që duhet plotësuar. A do të dalë në përfundim një tablo parajse?

Shi i trazuar mbi Shqipëri këtë fundvit .

“Faleminderit dhe….paguani dritat”. C’ishte ky urim i pazakontë në një skenë festivali? Një lapsus? Një lajthitje? Jo, ishte e vërteta e thjeshtë e këtyre dilemave të këtij fundviti. Artisti zbriti në shtëpitë tona dhe tha: le ta fillojmë nga vetja nëse duam të bëhemi një ditë. Le ta fillojmë nga gjërat e thjeshta që ne vetë i kemi në dorë: të mos futim duart në pronën e tjetrit. E thënë ndryshe, të shtrijmë këmbët sa kemi jorganin. Të mos e kesh fare në buxhetin e familjes pagesën e energjisë për vite e vite me rradhë, do të thotë të grabisësh pronën publike dy herë, një herë duke shpenzuar energji pa limit, deri në shpërdorim, si një mall për të cilin vetvendos ta kesh falas dhe, së dyti, duke vrarë ditë për ditë shtetin e të gjithëve. Energjia nuk është pronë e “askujt-it”, është pronë e “të gjithëve”, ndaj secili duhet të barazlargohet me të drejtën e tij ndaj saj. Derisa ky urim mbrriti në një skenë festivali, patjetër që ky episod i përket një puzzle me tablo parajse.

Një leksion i thjeshtë dhe i vjetër? Dakort, po të sqarojmë një herë punët e thjeshta, pastaj të shkojmë tek ato me të ndërlikuarat, si p.sh, tek historitë me tendera rrugësh e reklamash. Le të pastrojmë njëherë katin përdhe, pastaj një nga një do të ngjiten katet e kullës së lartë të drejtësisë. Sepse të bësh drejtësi është të ngjitesh vazhdimisht lart.

Deri te 21 janari. Nuk mund të ndodhë ndryshe. A ëndërrojme parajsën? Parajsa eshte lart, në qiell, jo nëntokë. Drejtësia është purgatori, e nëse ky është labirinthi që duhet përshkruar për të mbërritur parajsën, le të fillojmë rrugëtimin tonë të mundimshëm por të domosdoshëm. Derisa ky urim mbërriti në një skenë festivali, patjetër që ky episod i përket një puzzle me tablo parajse.

Shi i trazuar mbi Shqipëri këtë fundvit.

Shi edhe mbi gërmadhat e ndërtimeve pa leje, si një lotim i dhimbshëm i energjive të shpenzuara kot në një shtet rrumpallë. Si ajo fabula e heroit që ndërton-e shkatërron-e ndërton sërisht. A thua ka ardhur dita që shqiptari të ndërtojë pa patur nevojë të shkatërrojë, e pastaj të ndërtojë, vetëm të ndërtojë sërisht? A thua nuk do të ndodhë më brerja e këmbëve tona si një ritual që përsëritet cdo 40 vjet, apo cdo 20 vjet, apo cdo …vjet? Si rituali me mijëra tonelata beton-bunkerësh, mijëra tonelata beton pallatesh pa leje. Qindra mijëra tonelata punë e pasuri e groposur në dhimbjen e një populli që nuk po gjen dot dritën në fund të tunelit, të atij tuneli që zgjatet nga këto tonelata anarkie. E kush ka parë hajër nga anarkitë që të shohim ne? Të kafshosh pa leje pronën publike, është të kafshosh trupin e fqinjit, të vëllait, të shokut. Sepse publikja është njësoj e tij, sikurse bëhet njësoj i tij shëmtimi që prodhon ky fenomen.

Një leksion i thjeshtë dhe i vjetër? Dakort, por përsëri jam pro fillimit nga punët e thjeshta. Pastaj të shkojmë tek ato me të ndërlikuarat, si p.sh, tek historitë me miliona të paguara për makete kartoni që nuk u materializuan kurrë, për rrugë “kombi” që përfundon në rrugë fshati, apo fasadash të rrjepura piramidash si një gjuhë e nxjerrë ndaj qytetarëve. A ishte ky episod pjesëz e të njëjtës tablo? Besoj që po, përderisa më shumë sy u kthjelluan sesa u trubulluan nga humbja.

Shi i trazuar mbi Shqipëri këtë fundvit.

Shi edhe mbi godinat e zbrazura të universiteteve fantazmë, si një alegori e trishtuar e përpjekjes së strucit për të futur kokën në rërë. Një dëshirë për të dalë pa mundim e punë nga injoranca, një dëshirë për t’u dukur sikur, një dëshirë për t’u shitur sikur…Por mallin kallp nuk mund ta blejnë gjatë. I del shpejt boja dhe flaket tutje me tallje dhe revoltë.

Nuk mund të bëhesh i ditur me gjasme, nuk mund të bëhesh i shkolluar me numra virtualë diplomash. Të ishte kaq e thjeshtë nuk kishte patur bota nevojë për Platon e Ruso, per Newton e Aristotel. Nuk do të kishte patur nevojë të shpenzonte miliona tonelata letër, (shumë më tepër se betoni i shkërmoqur shqiptar), për të lënë pas shekujve male me libra. Dhe librat duhen lexuar, librat nuk injektohen me valë. Vetëm ashtu mund të bëhesh i ditur pa gjoja, e të krenohesh se ke një diplomë si dëshmi jo virtuale e kësaj diturie. Ky episod është patjetër pjesëz e tablosë me parajsë.

Një leksion i thjeshtë dhe i vjetër? Dakort, por ua thashë pak më parë se jam për fillimet e thjeshta. Pastaj le të shkojmë tek ato me të ndërlikuarat, si p.sh, tek historitë e doktoraturave të daullexhinjve, apo histori humori me biznes-karta që mbajnë Ph.D të para në ëndrrat më intelektuale të sharlatanëve politikë.

Shi i trazuar mbi Shqipëri këtë fundvit.

Shi edhe mbi arrat e djerra të jugut, nostalgjike për ditët kur qilimi i jeshiltë i kanabisit ftonte reporterët e huaj për foto të kronikave alla kolumbiane apo video-gallata për argëtime në youtube. Kostum që nuk i shkonte aspak tokës sonë fisnike. Fundi i pashpresuar i mbretërimit të zgjatur të eskobarëve të konvertuar shqiptarë erdhi. Ishte fund i mbretërimit që mbajti nën zgjedhë sa e sa përpjekje për të rihedhur vellon e bardhë të traditës shqiptare, e që kërrusi nën dehjen e hashashtë sa e sa shpina fëmijësh.

Filiza të rinj prej fare tjetër po bulëzojnë nën ato djerrina. Kjo duhet të jetë fara e bereqetit shqiptar. Besoj, edhe kjo një copëz në tablonë e parajsës.

Një leksion i njohur tashmë? Dakort, por disa leksione është mirë t’i përsërisësh për të mos i harruar nga leksioni i rradhës, sic mund të jetë ai i policit që i shkel syrin të fortit në semafor, apo që bujt fëmijën e pafajshëm në rajon. Një nga një, duhen kaluar të gjitha.

Shi i trazuar mbi Shqipëri këtë fundvit.

Shi më pak i trazuar në pragjet e thjeshtë të shtëpive të atyre martirëve që i mbijetuan ferrit komunist. Shpresoj shumë që syri i qeverisë që duket se po mbetet më gjatë mbi ta ( më në fund ), të mos jetë një dritë e shkurtër, por të mundet të mbetet një dritë e fortë vëmendjeje që do u ndrisë atyre ditët e fundit.

Pak vëmendje më shumë është asgjë kundrejt persekucionit që shoqëria jonë, me hir a me pahir, lejoi të ndodhte nën hundën e saj. Ndjesa dhe respekti per ta është një episod i padiskutuar në puzzle-n e parajsës.

Ky është një leksion që nuk kemi mbërritur akoma ta kuptojme. Le të vazhdojmë ta lexojmë sëbashku. Është shumë më i vështirë se sa duket.

Shi i trazuar mbi Shqiperinë e sfilitur të këtij fundviti.

Shi me episode shprese.

A thua të jetë kjo agoni e të keqes? A thua të jetë kjo dhimbja para lindjes së një jete të re?

Uroj dhe shpresoj shumë.

Uroj shumë që ky shi i trazuar fundviti të shplajë të keqen tonë përgjithmonë dhe një buzëqeshje e ndrojtur por e gëzuar të feksi pas ylberit.

Gëzuar, Shqipëri e lodhur por shpresëplotë!

Ditë më të mira sjelltë ky vit për familjet tona!

Share This Article
11 Comments
  • Te mirkuptoj sensin e shkrimit ne kete fund te vitit. Dhe jam ok. Por jam ok edhe me shkrimin e Mero Bazes dhe kendveshtrimin e tij. Pra ok per hapa te veshtire qe duhen hedhur dhe duhet te kete mirkuptim e durim, po ama Rama nuk ka gje ne vije me njerezit e administrates qe duhet te percjellin keto reforma ne popull. Administrata, duke filluar qe nga prefektet e deri te deputete e drejtore duhet te sherbejne si lubrifikant dhe jo si pengese. Mire do ishte qe formimin tend zoti Metaj ta kishin edhe prefekti e deputeti qe jane komplet indiferente e te paafte.

    • O Ilir , mos bej hartime rpopagandistike duke i dhene furca kreut te Qeverise, por meqense je vlonjat dhe je pjese e admisnitrates se atij qyteti bej shkrime qe kane lidhje me problemet e qytetit
      Dhe ja nje problem me te vertete shqetesues per ate qytet

      Vlora mbytet sahere bije shi, ndaj duhet te behet nje kanal kryesor me permasa te medha , sic i kane gjithe qytetet moderne ne Europe , qe te ekte parasysh edhe ritjen e popullsise ne te ardhmen ,
      per mbledhjen e te gjitha ujerave te zeza dhe ujerave qe bijen nga shiu

      Ky kanal i ujerave te zeza qe do te jete si nje magjistrale kryesore per grumbullimin dhe mbledhjen e gjithe ujerave te zeza duhet te shtrihet pergjate bregdetit nga Orikumi te shkoje ne Skele dhe te njitet lart deri ne Spital ….

      Psh sipas meje ky kanal duhet te behet me seksion 3 metra i gjere dhe 4 metra i larte ——por kjo llogaritet edhe me prurjet
      Duke ndertuar kete kanalizim te tille qe do mbledhi gjithe degezimet e ujerave te zeza por edhe te ujerave te shirave qe derdhen anes rugeve , do i japi fund njehere e pergjithmone permbytjes se Vlores kur bije shi, dhe do shpetoje detin e Vlores nga ndotjet , sepse nuk do derdhen me ujerat e zeza direkt ne det

      Ky kanal pastaj shkon drejt e ne impiantin e PAstrimti te uejrave te zeza , apstaj derdhet ne det 9dUHEN BERE DY IMPIANTE TE PASTRIMIT TE UJERAVE TE ZEZA
      1- Ne Orikum dhe ai tjetri eshte ne Vlore, por duhet modernizuar

      Ndaj eshte mire qe nga 27 projekte te cilat Kryeministri ka ndermend ti zbatoje ne Vlore , eshte mire qe projekti i Kanalizimit te ujerave te behet i pari dhe te zbatohet i pari, pastaj vijne projektet e tjera ..

      Ndersa ne lidhje me energjine elektrike do thosha se nuk eshte e drejte fare te paguhet ai cmim –Biles eshte bere gabim qe me pare qe u ngrit cmimi i energjise nga Sala,
      Cmimi i energjise elektrike per shqiptaret duhet te jete me uleti ne rajon, sepse ne e nxjerim energjine me kosto te ulet nga HEC-et , dhe aq me teper qe ato HEC-e jane ndertuar falas nga populli shqitpar
      ndaj shqiptaret duhet te paguajne per energjine nje cmim qe duhet te sherbeje vetem per te mbuluar shpenzimet e punetoreve qe punojne atje dhe te mirembajtjes ,
      por jo te perdoret cmimi i energjise per te paguar borxhet qe merr qeveria nga FMN ….

      Ti Ilir qenke nje servil i Pushtetit dhe ben hartime pa piken e analizes ekonomike dhe pa shpjeguar aspak arsyen se ngritja e cmimit te Energjise , edhe atje ku eshte , apo ku ishte,
      eshte totalisht ne kundershtim me natyren e nje qeverie socialiste e cila duhet te kete si primare Interesin e 99% te popullsise dhe jo interesin e 1% te popullsise qe jane biznesmenet

      Qeverite e majta nuk ja hedhin barren e borxheve popullit qe eshte 99% e popullsie, por ate barre ja hedhin bziesmeneve te medhenj duke ju ritur taksat atyre dhe duke ju ulur taksat njerezve te thjeshte
      Ne ket menyre ritet sasia e parave qe kane ne duar populli i thjeshte dhe kjo rit direkt konsumin e ndihmon ne ritjen e ekonomise

      Ketu ne USA ka plot miliardere te cilet vete thone qe qeveria duhet te na taksoje neve me shume , sepse ne duhet te kontribuojme me shume per shoqerine…
      ndersa ne Shqiperi qeveria takson me shume populline thjehte
      dhe ju ben namin atyre duke i futur ne burg per nje fature energjie prej 30 dollare
      nderkaq qe kjo qeveri gjasme e majte nuk ju mbledh borxzhin prej 800 milion dollare qe kane bizesmenet e medhenj, por perkundrazi mer borxh nga FMN 1 miliard dollare
      , duke shkateruar ekonomine shqitpare, sepse duhet tu japi para biznesmeneve te medhenj qe ata teapguajne detyrimet ne shtet –Kjo eshte politke ekonomike skandaloze e gabuar

      Nejse mo, keto gjera nuk i kupton dot ti o Ilir se je shume i papregatiur dhe je vetem per hartime ,
      po te pakten bej hartime per ato qe te ndodhin aty, perpara syve

      Psh kur del ne Vlore dhe shkon per kafe nuk e shikon qe uji te ka mbytur gjithe qytetin dhe nuk dalin dot njerezt ..?

      Shkruaj pra si te zgjidhet kjo gjendje e kanalizimeve dhe leri keto pinellot per pushtetin ,
      se nuk fiton gje , pasi ky qe esht ne krye eshte nje ortodoks fanatik qe vendos ne rethin e tij me te afert vetem kryqetaret e tij dhe nuk ka respekt fare per shqipot e tjere sado inteligijent te jene

      • nuk hoqe dor nga brockullat o raimondo. po ketu ne genoa ku jetoj un u permbyt e prish gjithn qyteti nga shiu. bile edhe ne milano rome e torino ndodh e njejta gje. nga shiu mbytet ne gjith boten o raimondo. thuaj shyqyr qe njerezit aty ne shqiperi ti kthehn punes e te paguajn energjin sic ne gjith boten se boll i kujtojn gjerat falas se ne europe nuk te mer njeri po nuk zbatove ligjin. rendesi ka qe qeveria po fut ne shina. pastaj me shkop magjik nuk behen. duhet ca durim e pune e mendje si duhet. ky iliri mir i thot gjerat. te drejt ka.hajd tung o raimondo e behu pozitiv per vitin e ri. gezuar te gjithve.

        • Po ik ore ti tashti !

          Vlora mbytet edhe me nje shi te lehte fare , se i ka kanalizmet per ibret

          Para nja 10 vjetesh ja dhane nje frime greke te bente kanalizmet e Vlores dhe greku i beri kanalizmet ne menyren me te mire te mundeshme …lol Sic dijne ti bejne greket kur kane te bejne me shqiptaret

          Ca qeveri more ! –Kjo qeveri eshte skandaloze dhe ne Vlore po diskretitohet toalisht , por te pakten kur caktojne ato projektet e tyre te “fameshme”
          te fillojne nje projekt qe do hyje me te vertet ne pune dhe do sherbeje
          me te vertet per qytetin dhe qytetaret, jo te bejme prjekte per By pase e pordhi kali te tjera
          kur vlonajtet nuk dalin dot nga shpia sapo bije nje vese shi …..
          .Duhet te shkojne per kafe duke perdorur gomonet

          U bene me keq se Shkodra

  • Krahasoje, kete shkrim, me lajmet, qe jep News 24.Ky ,tv ,eshte shume i lumtur ,kur dicka nuk shkon ne Shqiperi,sepse fajin e ka Rama.Keshtu, qe ngazelloju, News24 se edhe Fevziun e beni te lumtur, por edhe Fahriun! Gezojuni o te pa gezuar ,jo te pa pagezuar ne kishe,por te gezuar per “deshtimin e rradhes”!Gezoni edhe Berishen, qe eshte shume i gezuar ,qe Shqiperia eshte ne krize dhe Fajtor eshte vetem Rama! Bie shi dhe fajine ka Rama,bie debore dhe prape Rama, eshte i vetmi pergjegjes dhe kjo na ben te gezohemi! U bllokuan rruget ,prej debores dhe hop prape Rama!Per Berishen, per berishianet ,por edhe per News 24! Bie shi dhe rruget e Tiranes permbyten, prape Rama ka qene per 12 vjet ne bashki! Pra te na rroje Berisha qe per 24 vjet e vodhi dhe e stervodhi ,kete popull! Bie shi ne Tirane!

  • Shkrimet e Tua i lexoj me kenaqesi! E kam te veshtire te kuptoj disa fjale (jo shqip). Shpjegoja Xhaxhait fjalen ‘puzzle’ (?!) Faleminderit!

    • Ne shqip popullorce i themi tip :…Gje a gjeze ?–

      Ose mund te quhet edhe nje problem i vockel, por paksa i nderlikuar per te te pjerdhur mendjen , qe duhet zgjidhur

      E kupton tani ? Apo akoma je ne erresine ? ..lol

    • Puzzle jane ato figurat si mozaik qe formohen duke bashkuar pjeset me njera tjetren derisa merr figuren e plote. Shiten ne dyqane sidomos dhurata per vitin e ri. Une pikerisht te tilla dhurova. Spjegimi eshte per ty Dike Mullai se RaiMondi eshte rast i humbur e pa shpresa. Ahahahahaaaaaa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *