Ky shtet bën ofertë, kush vaksinohet e ka birrën falas

time

Izraeli është duke iu rikthyer dalëngadalë jetës normale, ndërkohë procesi i vaksinimit vijon me vrull.

Autoritetet në Tel Aviv kanë menduar një fushatë krejt të veçantë për të shtyrë më tej vaksinimin tek të rinjtë që pak nga pak po i rikthehen jetës së natës.

Ajo quhet “Vaccine bar” dhe nënkupton qendra vaksinimi të ngritura në zonën më të frekuentuar nga të rinjtë. Sipas “rregullit” kushdo që vaksinohet kundër koronavirusit e ka birrën falas.

Momentalisht kësaj iniciative i janë bashkuar 7 lokalet më në zë të Izraelit. Të gjithë mund të vaksinohen pa pasur një prenotim deri në mesnatë dhe pastaj birra “lumë”.

Deri në këto momente në Izrael raportohet të jenë vaksinuar 4.1 milionë banorë me dozën e parë ose ndryshe 45% e popullsisë, ndërsa dozën e dytë e kanë marrë 2.7 milionë banorë.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *