Letër e nënshkruar,
Thimjo Nathanaili
Ata vrasin, nën emrin tënd, popull
Ata vjedhin, tinëz teje, popull
Ata mashtrojnë, ti nuk kupton, popull
Ata tallen, me urtësinë tënde, popull
Ata kamen, mbi mjerimin tënd, popull
Ata keqpërdorim besimin tënd, popull
Ata qeshin, kur ti vuan, popull
Ata drejtësinë, e bëjnë kular për ty, popull
Ata Zotin, nuk e njohin, popull
Dhe ti populli im, atyre që ultësisht
të përqeshin, përsëri u beson
Ju lutem njerëz, ngrihuni e ikni nga ajo sallë
Sipari i asaj skene duhet të ulet, të mbyllet
Njëherë e përgjithmonë
Koha tani ka ardhur,
nesër do të jetë vonë.
