Dërguar në emailin e redaksisë
Më pëlqejnë komentet e faqes suaj online që sa vijnë e po e kuptojnë kurthin ku ndodhet Shqipëria. Kurthi është demokracia dhe sistemi kapitalist që është duke dhënë shpirt. Ky sistem që nuk prodhon vlera dhe pasuron vetëm një pakicë të popullsisë, që po i privatizon çdo gjë shoqërisë, vetëm ajrin nuk ka privatizuar, por që nuk është çudi qe edhe për ajrin një ditë të paguajmë taksë. Ditë të vështira kemi kaluar dhe të vështira do të kalojmë, ku rinia me nga tre diploma nuk ka të ardhme dhe siguri për jetën. Ky sistem që e bazon ekonominë në shifra, numra, duke luajtur bixhoz në bursa, dhe jo në ekonominë reale.

Mose nxij realitetin se vende pune po hapen.Cdo ligj qeveria e shoqeron me ngritjen e nje keshilli vezhgues prej nje duzine intelektualesh.Qe nuk je bere intelektual ti ne plepa ose te kristali ste ka faj sistemi.Bile sistemi I rilindur beri dhe legalizimin e diplomave per ti ardhur ne ndihme popullit arsimdashes.