SMS në DITA
Në 0689073730
A do bëhet ndonjëherë ky vend, që ligji të jetë i barabartë dhe të veprojë njëlloj për të gjithë shkelësit e ligjit? Ky vend, në rast se ligji vepron në mënyrë të drejtë, pasurohet dhe ka shumë shanse të fuqizohet ekonomikisht. Në këtë mënyrë, t’i kërkojë llogari atij politikani dhe t’ia verifikojë të gjithë pasurinë që e ka vënë duke vjedhur shqiptarët. Të verifikohen ata gjyqtarë me miliona euro pasuri, të ndiqen penalisht ata politikanë që janë aksionerë me të huaj në Los Anxhelos, me vila luksoze në Boston, ata që kanë pasuri përrallore me hotele dhe vila luksoze në bregdetin shqiptar, ata që kanë makina të blinduara dhe shumë të kushtueshme dhe të gjithë këta VIP-a, politikanë, gjyqtarë apo kushdo qoftë, të kalojnë në një sitë dhe të verifikohet me kujdes çdo qindarkë e tyre dhe ajo pasuri t’i kthehet arkës së shtetit. Le që vendi do pasurohet, por do bëhet Zvicra e dytë. Bëhet deputet dhe për katër vjet bëhet milioner, bëhet gjyqtar dhe vë miliarda lekë, bëhet ministër dhe nuk di lekët e veta sa ka. Pra, të kthehet kjo pasuri e konfiskuar e popullit shqiptar dhe ndryshimet e mirëqenia do rritet për çdo qytetar të këtij vendi. Të zbatohet modeli i vendeve të Evropës, që edhe Kryeministri, Presidenti, ministri etj., të hetohen dhe të dënohen njësoj si një qytetar i thjeshtë për krimin që bën. Dhe shembuj ka të mjaftueshëm… Nga Puka, Gëzim Meta.
