“Ky vend është i bekuar”, Rama takim me sipërmarrës në Lezhë

J L

Kryeministri Edi Rama, këtë të premte ka zhvilluar një vizitë në një nga restorantet në Lezhë, ku ka ndjekur nga afër punën e sipërmarrjes e cila është mbështetur nga AZHBR.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, kryeministri Rama shprehet se sipërmarrja familjare është shembull i prodhimeve artizanale.

“Ty dhe gjithë ustallarëve të Lezhës që është ishulli i shefave të mëdhenj të kuzhinës i duhet një agroturizëm. Të duhet një agroturizëm, fillo dhe puno me bashkinë. Të krijohet një agroturizëm që njerëzit të kenë mundësi të kënaqen”, tha më tej kryeministri Rama.

Gjithashtu kryeministri u shpreh se niveli i cilësisë së restoranteve në Shqipëri është i lartë.

“Si hahet në Shqipëri nuk hahet askund tjetër”, tha më tej kryeministri.

Postimi i Ramës:

Me një prej mjeshtrave të restoranteve të spikatur të Lezhës, Fredin e “Rapsodisë” dhe familjen e tij punëtore, në Krajnë të Lezhës, ku po rritet edhe falë mbështetjes së AZHBR-së, një sipërmarrje shembullore prodhimesh artizanale 100% bio, e cila ka kontraktuar 300 blegtorë, duke e dyfishuar në vetëm 1 vit kapacitetin e përpunimit nga 2 në 4 ton qumësht.

Kjo sipërmarrje është një miks blegtorësh të vjetër dhe të rinjsh të kthyer nga emigracioni, ku pasioni për punë e fitimet e rritura, dëshmojnë se ky vend është i bekuar për ata që duan të punojnë pa u lodhur.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *