Ky zog vlen po aq sa një elefant! Zbulojeni arsyen pse…

Saimir Lleshi

Rinoqerontët dhe elefantët shpesh janë konsideruar specie drejt zhdukjes për shkak të dhëmbëve të tyre të fildishtë.

Çmimi i lartë i këtij elementi ka çuar në shfarosjen në masë të këtyre kafshëve, por këtë rrezik po e pëson edhe ky zog që shihni në foto.

Zogu në fjalë jeton në pyjet me shi të Azisë Lindore dhe tani është nën kërcënimin e zhdukjes.

Zogu njihet në gjuhën shkencore me emrin “Buceros Helmeted” dhe peshon rreth 3 kg. “Përkrenarja” që kanë ata, llogaritet se peshon 11% të peshës së të gjithë trupit të zogut. Zogjtë e tjerë të së njëjtës kategori kanë sqep të butë, ndërsa vetëm “Buceros Helmeted” ka sqep të fortë.

Meshkujt e përdorin sqepin e tyre për të luftuar në periudhën e çiftëzimit, ndërsa si meshkujt dhe femrat e përdorin atë për të gërmuar nëpër pemë për të nxjerrë insekte.

Zogu jeton në Malajzi dhe në Indonezi, posaçërisht në ishujt Sumatra dhe Borneu, ndërsa lëshojnë britma me jehonë nëpër pyjet me shi.

Ata kanë tendencë për të ngrënë fruta dhe arra dhe shpesh janë konsideruar si “fermerët e pyllit”, pasi përhapin gjerësisht fara nëpërmjet jashtëqitjes.

Zogu ka hapje të krahëve deri në 2m, me pupla të bardha dhe të zeza, ndërsa rreth fytit është i zhveshur nga puplat. Ata janë zogj të “ndrojtur”, pasi nuk shfaqen, por zërat e tyre dëgjohen lehtësisht nëpër pyjet ku jetojnë. /Dita/

zogu0d

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *