Ngjarja e paprecedentë sipas tyre në historinë e teatrit ‘Zihni Sako” në qytetin e Gjirokastrës nuk ka arsye, ndërkohë sipas drejtuesit shkak për këtë masë janë bërë kontratat individuale të punës. Ndërsa aktorët shprehen të skandalizuar nga kjo situatë, drejtuesit do të shpallin njoftimet për vendet e reja të punës.
Ela Baka
Ndryshe nga gjithë ditët e tjera, mëngjesin e së hënës aktorët e trupës së Gjirokastrës i kanë gjetur dyert e godinës të mbyllura me dryn. Të indinjuar në lidhje me këtë fakt, që sipas tyre i ka fyer së tepërmi, kanë kërkuar që drejtori i institucionit të jepte sqarime. Sipas tyre, pas vendimit të Këshillit Bashkiak për ndryshimin e statusit të teatrit dhe përfshirjen e tij në kompaninë teatrore- kulturore, nuk trajtohen më si aktorë dhe artistë, por thjesht po vihen në dispozicion të aktiviteteve që organizon bashkia.
“T’u thuhet aktorëve që nuk do hyni në teatër, të mbyllen gjithë dyert është një turp i madh. Është skandaloze që aktorë me përvojë 40-vjeçare të flaken kështu dhe të lihen në rrugë, kur ne çdo ditë jemi të predispozuar të punojmë dhe arsyet i di vetëm drejtori. Më vjen shumë keq që pas kaq vitesh për herë të parë e gjejmë derën të mbyllur. Për ne është një fyerje shumë e madhe”, ka pohuar aktorja Irena Pilo.
“Në radhë të parë, si trupë artistike. duam të dimë cilat janë arsyet që e kanë çuar në një masë të tillë, që të mbyllet institucioni për aktorët. Ne jemi artistë, vijmë çdo ditë dhe bëjmë xhiro në korridor, sepse është pezulluar puna. Arsyet nuk i dimë dhe sot vjen në një masë përfundimtare që të mbyllet institucioni dhe ne të qëndrojmë këtu jashtë. Është lënë përgjysmë drama, me të cilën është punuar 5-6 muaj në tavolinë, kur erdhi puna për skenë u pezullua dhe nuk e dimë përse. Sot urdhri i drejtorit që aktorët të mos lejohen të hyjnë brenda, është transmetuar nëpërmjet pastrueses dhe inspektorit të skenës. Arsyet nuk i dimë. Ne jemi punonjës të hedhur në rrugë vetëm me një fjalë të drejtorit. Më të ofenduar se sot, nuk e kam ndier veten në 37 vite si aktor”, është shprehur aktori i njohur Viktor Çaro.
“Është hera e parë në vitet e tyre pafund këtu në teatër që vijnë dhe e gjejnë derën të mbyllur. Komunikova me drejtorin. E vërteta është që jemi lënë jashtë për një arsye të thjeshtë, se duhet nënshkruar një kontratë. Që të nënshkruash një kontratë pune kam përshtypjen se duhet të jetë e mbështetur në bazë të një ligji dhe se ajo kontratë bëhet nëpërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit. E vërteta është që u ftuam ta nënshkruajmë këtë kontratë, e cila nuk duhet të jetë individuale, por kolektive dhe për më tepër që kemi të bëjmë me aktorë, të cilët janë të emëruar vite me parë. Nuk e dimë përse duhet kjo kontratë. Megjithatë, ekziston rruga e zgjidhjes para se të arrijmë në këto masa ekstreme, si dryni te dera.
“Problemi është shumë herë më i mprehtë se kaq. Problemi është se kjo trupë teatri është abandonuar komplet dhe pas atij vendimi shumë të gabuar të Këshillit Bashkiak që të kthejë trupën teatrore në kompani kulturore, jemi katandisur si aktorë profesionistë të gjithë me shkollë të lartë të mbulojmë aktivitetet në rrugët e qytetit të Gjirokastrës, duke harruar e mohuar punën e vërtetë që duhet të bëjë aktori në teatër.
“Kam përshtypjen se është vetëm fillimi ky dhe do të vijnë mjaft momente më të vështira, nëse aktorët do të vazhdojnë të trajtohen kështu. Për herë të parë pas kaq vitesh, trupa jonë kishte vendosur të merrte pjesë në Takimin Kombëtar të Teatrove, për të pohuar se ekziston, se nuk e dinë që ekzistojmë. Dhe për këtë fakt ishim përgatitur, nxorëm provën në tavolinë dhe nuk na u dha asnjë mundësi, duke mos paguar autorin, skenografin, aktorët e jashtëm. U detyruam të ngremë duart dhe të tërhiqemi”, shprehet regjisori Vasil Çuklla.
Ndërkohë, sipas drejtorit të kompanisë teatrore- kulturore, Thimio Fili, shkak për mbylljen e dyerve të institucionit është bërë refuzimi për nënshkrimin e kontratave individuale. Sipas Filit, prej këtij momenti aktorët nuk janë më pjesë e institucionit që ai drejton dhe në këtë rast do të bëhet shpallje për vende të lira pune për aktorë.
Ndërkohë, drejtori i kompanisë thekson se vetë aktorët nëpërmjet shfaqjeve që do vendosin në skenë duhet të fitojnë të ardhura, dhe jo e kundërta, të kërkojnë para për realizimin e shfaqjeve. “Aktorët nuk kanë firmosur kontratë dhe duke mos lidhur kontratë, nuk janë më të punësuar në këtë institucion. Veten e tyre e kanë larguar nga ky institucion dhe isha i detyruar që të mbyllja dyert në mënyrë që të bëj kërkesë për aktorë të rinj, meqë këta që janë nuk kanë dëshirë të lidhin kontratë si gjithë punonjësit e tjerë. Kjo kontratë, e mirë apo e keqe, është bërë në bazë të ligjeve dhe aktorët janë të detyruar ta nënshkruajnë kontratën që të njihen si punonjës, pasi në të kundërt ngarkohem unë me përgjegjësi penale.
Zgjidhja është lidhja e kontratës që të jenë të punësuar dhe të njohin institucionin e ri, që është kompani teatrore kulturore e jo më thjesht teatër. Aktorët pretendojnë se kanë statusin e nëpunësit civil, por që nuk e kanë. Këta nuk duan të lidhin kontratë dhe janë të vetëlarguar, pasi unë nuk kam larguar askënd.
Shfaqja e dhënë duhet të nxjerrë lekët e nevojshme për të paguar gjithë shpenzimet e nevojshme që duhen. Deri tani aktorët janë paguar rregullisht. Është shoqëri e re që po ndërtohet dhe jo më si ka qenë dikur, që gjithçka ia jepte shteti. Tani duhet të djersitësh, që ta fitosh pagën. Kjo kompani ka këto kërkesa dhe nëse nuk i plotësojnë, le të largohen. Ky komunitet paguan 70 milionë lekë për këta aktorë në vit për një shfaqje në vit, të cilën ndonjëherë edhe nuk e realizojnë dot. Unë nesër do bëj kërkesë publike për aktorë të rinj, të cilët do t’i përgjigjen kërkesave të kompanisë teatrore kulturore. Aktorët që nuk kanë nënshkruar kontratën, nuk kanë pse të paraqiten më në institucion”, është shprehur drejtuesi i kompanisë Thimio Fili.
Me një moshë 43- vjeçare, veçanërisht gjatë dy dekadave të fundit teatri “Zihni Sako” ka shfaqur një sërë problematikash, që fillojnë me amortizimin e konsiderueshëm të godinës dhe mungesën e elementeve më thelbësore në të, siç është ngrohja e deri te mungesa e aktorëve të rinj. Problemet janë theksuar edhe më tepër gjatë 10- vjeçarit të fundit, duke nisur nga salla e spektatorëve, studiot e gjithë ambientet e tjera. Kjo, pasi në të asnjëherë nuk janë kryer investime serioze. Shpeshherë aktorët profesionistë të kësaj trupe, kanë lëshuar alarmin SOS për gjendjen tejet të vështirë që kalon ky institucion i kulturës, por pavarësisht premtimeve asgjë nuk ka ndryshuar.
Rreth një vit më parë, një vendim i Këshillit Bashkiak, me kërkesë të Zyrës së Kulturës në bashkinë e qytetit e bëri trupën teatrore pjesë të kompanisë teatrore- kulturore. Prej shumë vitesh, kjo trupë, e cila aktualisht ka vetëm 8 aktorë, vë në skenë vetëm një shfaqje në vit, ndërsa sensibiliteti i publikut të Gjirokastrës ndaj teatrit ka rënë ndjeshëm.
Jane “aktore” medioker qe duan te marrin ate rrogen baze dhe te rrine gjithe diten. Nese te ardhurat nga shfaqjet jane zero, cfare kerkojne ata ? Pse duhet qe tatimpaguesit gjirokastrite tu paguajne atyre rrogat ?
Duhet kuptuar se koha e teatrove te shtetit te para 1990 ka mbaruar. Nuk mund te rrish gjithe diten dhe te paguhesh si aktor.
Eshte normale qe ne nje shoqeri si e jona te funksionoje kontrata per çdo premiere qe vendoset ne teater. iku ajo kohe kur vete teatri ishte kthyer ne nje mjet i fuqishem propogande per partine shtet. Edhe pse me vjen shume keq per shumicen e aktoreve gjirikastrite, qe nuk i njoh personalisht, por vetem i kam ndjekur nga ekrani, ata domosdoshmerisht duhet qe te perballen me nje realitet krejt te ri. Kjo ndodh edhe ketu ne Amerike ku jetoj une ne minimashkite e qytetit. Duhet qe ta meritosh sot dhe te mos jetojme me me te kaluaren.
Ju keshilloj qe te jeni me kembe ne toke dhe pervishuni punes qe me vetefinacim te perballoni jetesen tuaj te thjeshte ashtu siç bejne gjithe aktoret ne bote. Kurajo
ne pergjigje te komentit tend;
e para: meso te shkruash shqip
e dyta : nuk jane te detyruara te gjitha lagjet te behen si tendja
e treta: arsimi dhe kultura nuk jane biznes. Aty ku arsimi dhe kultura jane bere biznes (ne kapitalizmin ekstrem), shumica e njerezve jane te pa arsimuar dhe bageti.
@Qemali
ti qenke legen fare, si flet keshtu ti duke mos ditur fare se sa e kan rrogen aktoret. Dhe ku e di ti se sa punojne ata ne dite.
Duhet te dish qe arsimi dhe kultura nuk jane biznes.
Problemi eshte se kane hypur fshataret ne krye dhe u tregojne njerezve te kulturuar (aktoreve) se si te bejne.
Ky eshte problem shume i madh.
Kush na qenke ti more Qemal?! Ku na i paske njohur këta aktorë ”mediokër” që rrinë tërë ditën dhe marrin rrogën?? Ku e gjen ti të drejtën për të gjykuar mbi punën e tyre kur nuk ke as më të voglin informacion mbi atë institucion apo mbi bashkinë e atij qyteti???
Në qoftë se të ardhurat e shfaqjeve janë zero kjo vjen si rezultat i mungesës së spektatorëve në teatër sepse niveli mesatar i një gjirokastriti tashmë mund të konsiderohet banal dhe as që e ka idenë se çfarë është arti dhe kultura, ashtu siç janë edhe shumica e punonjësve mediokër, të ulët, shpirtngushtë dhe lapanjoz, të bashikë!!!
Normalisht që koha e teatrove të para 1990-ës ka mbaruar se të paktën në atë kohë kishin dhe kushte për të punuar, ndësra në këto 23 vitet e fundit kanë vetëm një godinë!
Një vendim i tillë nga ana e këshillit të bashkisë është bërë me qëllim që i gjithë buxheti i teatrit të futet nëpër xhepat e disa lapanjozëve dhe t’i përdorin aktorët si ”klloun” kur të kenë nevojër për ndonjë fushatë apo gënjeshtër tjetër publike e t’iu japin ndonjë ”lëmoshë”!
Me sa kuptova ore qemal, duhet të jesh edhe ti nga ata të nivelit mesatar dhe shkruan duke i parë gjërat në mënyrë kaq sipërfaqësore…….
Jo or anonim nuk jam niveli mesatar qe i shoh gjerat ne menyre siperfaqsore, por me vjen sinqerisht keq qe ju “aktoret” anonime beni si gore per tu paguar me ate rrogen qesharake te aktorit pa bere asnje pune.
Ankoheni se niveli i qytetarise ne Gjirokaster eshte i ulet, nuk e njohin teatrin, nuk vijne ne shfaqje, prandaj ju skeni cfare te beni. Por mos haroni se edhe niveli juaj profesional nuk eshte me i larte se niveli i spektatorit te atij qyteti. Nuk ju njeh askush, jeni anonim per publikun, sic ke emrin.
Iken koha shoku. Kur ske cfare ben duhet te ndrrosh edhe zanat, jo te rrish si hu gardhi e te shash. Edhe nje mikun tim e kapi tranzicioni aktor estrade (nga ata qe nuk te bejne me per te qeshur) por ka mbi 15 vjet qe e braktisi rolin e gastorit dhe ju fut sektorit te sherbimeve ku ndihet me mire.
Po të pyes përsëri o Qemal: Ku e di ti se sa punojnë se sa kanë punuar dhe sa paguhen këta njerëz????
Unë nuk jam aktor, por jam një qytetar i Gjirokastrës dhe i kam njohur nga afër problemet që ka ky teatër dhe problemet e qytetit ne përgjithësi.
Sa për nivelin profesional të trupës, përsëri nuk mund të gjykosh se sa i lartë apo i ulët është sepse nuk ti nuk e njef atë dhe punët qe ka bërë dhe është turp që ta krahasosh me nivelin e ulët të qytetit. Kjo trupë ka dhënë shfaqje edhe në shqipëri në festivale teatri dhe jashtë saj, si në Selanik apo Janinë dhe ka marrë disa çmime. Që të mos jesh ”anonim” dhe të bëhesh i njohur në shkallë vendi nuk të bën dot aftësia profesionale pa ndihmën e investimit, ti këtë e kupton shumë mirë.
Sa për nivelin e qytetarëve të Gjirokastrës nuk mund të me thuash dot asgjë sepse po përkeqësohet çdo ditë e më shumë……dhe fatkeqësisht kjo është e vërteta. Ata pak njerëz ”qytetar” që kanë ngelë, po ikin dita ditës nëpër Tiranë e gjetkë.
Tek puna e zanatit edhe këta aktorë janë munduar të merren me disa gjëra jashtë profesionit, se si mund ta mbash familjen me nje rrogë të vogël në këto ditë, por dhe nga ana tjetër, nuk mund t’i thuash një aktori: ”me qenë se je i papunë bëhu marangoz, suvaxhi apo ku di unë se çfarë…”
E keqja është se në këtë gjendje është ne pjesa më e madhe të Shqipërisë, për sa i përket artit, por kjo nuk do të thotë që ne ta varrosim atë.
Hej, shoku,.. ti qe pergjigjesh me aq mllefe e dashakeqesi, duke me renditur mua tre pika. E para: do besh mire qe te mos tregohesh se çoç je ne gjuhesi, demek, puna me teatrin te ka bere gjuhetar, dhe se e meriton aktorllekun aty ,sepse ne momentin qe po shkruaja me keqardhje per ju aktoret e Gjrokastres, i tronditur nga lajmi per mbylljen e teatrit, natyrisht ne nxitim e siper, nuk u ktheva qe te vendos presjet ne fraze. Kjo nuk eshte padituri, po nje nxitim per tu shprehur, shkujdesje qe mund ti ndodhe kujdo. Te vime tek e dyta tani. Ketu ku jetoj une ne Amerike kane para, dhe institucionet nuk jane xhep shpuar si ai i juaji aty, dhe se nje lagje e jona eshte baraz sa buxheti i shqiperise, dhe jo si ai i gjirokastres. E treta; Arti dhe kultura vertete nuk jane bisnes, por ne ekonomine e tregut ku po jeton sot bota, aq me teper ketu ne perendim, njerezit nuk jane bageti ashtu siç shpreheni ju.
Por me sa duket, ju personalisht keni probleme, nuk doni te kuptoni realitetin. Mos fyeni as edhe spektatorin e qytetarin gjirokastrit, qe sipas jush nuk ka kulturen e duhur. Ai eshte i mençem dhe teper korrekt, edhe kur nuk u ndjek ju ne salle. Difektin kerkojeni tek trupa qe nuk ka qene e afte te terheqe ate, duke sjelle pjese me probleme qe i interesojne publikut tuaj. Por ju i bini shkurt, ne vend qe te reflektoni. Une nuk marr persiper qe tu tregoj rruget, se si mund qe te arrini suksesin, se ne fund te fundit, ky eshte nje problemi juaj.
Me sa kuptoj, o pergjigje shkrues, ju vertete qenkeni dashakeqas, medioker, ndoshta edhe ndonje fanatik partie qe e vret kohen kafeneve. Qellimi im ne komentin e mesiperm ishte, qe te solidarizohesha me ju si ekip, por tani e shoh, se ju paskeni mendje te keqe. Vazhdoni si e keni nis…
U dalte per hajer…
amundeni te me tregoj ndokush se qdut ditur nje njeri qe te behet nje aktor apo aktore jam shum kurioz ta dij dhe deshira ime apo edrra ime esht qe tbehem nje aktore press prgjegjje