KYÇI I DORËS

redaktor
Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu dhe Kryeprokurori, Adriatik Llalla, gjate nje mbledhje te Konferences Gjyqesore Kombetare, ku jane zgjedhur kater anetaret e rinj te KLD./r/n/r/nUS Ambassador in Tirana, Donald Lu and Chief Prosecutor, Adriatik Llalla, during a meeting of the National Judicial Conference, where are elected four new members to the HCJ.

Për shkak se ka ndodhur edhe më parë dhe “janë djegur”, këtë herë gjyqtarët e kishin të qartë që vëmendja mediatike do të binte mbi aksesorët e tyre të shtrenjtë, femërorë apo mashkullorë. Dhe si ta kishin bërë me fjalë, i morën masat që të dukeshin sa më “normalë” dje.

Por duke e ditur se çfarë çantash, orësh, veshjesh, byzylykësh e argjendurinash të tjera mbajnë ata që japin drejtësi në Shqipëri, shfaqja e djeshme bëri efektin e kundërt. Aq sa në botën virtuale u hodh ideja se ata kishin dalë enkas për të blerë veshje të përdorura.

Atë që u kujdesën mos ta shfaqnin konkretisht, gjyqtarëve ua kujtoi ambasadori amerikan kur tha se orët e gjyqtarëve kushtojnë më shumë se makina e tij.

Presioni mbi klasën (sepse e tillë është, madje kastë) gjyqësore në vend po rritet vazhdimisht, sa më shumë që po flitet për reformën në drejtësi.

Por deri tani është vetëm një presion verbal, një frymë që pret të konkretizohet: e gjithë kjo mund edhe të mos mbarset me një produkt konkret. Reforma në drejtësi edhe sikur të realizohet sipas draft-dokumenteve të paraqitura deri tani, ka disa pikëpyetje që nuk i shpëtojnë dot skepticizmit ndaj krejt projektit.

Siç DITA ka theksuar, metoda e filtrimit të gjykatësve aktualë do behet nga dy panele prej tre anëtarësh që do burojnë nga legjislativi, (i dyti me funksion apelues.

Nëse paneli i përjashton disa apo shumë syresh, a do të pranojnë ata të largohen? Apo do të luftojnë ata duke iu drejtuar të njëjtit sistem të korruptuar gjyqësor? Raporti mes këtyre triumvirateve “ekstra-gjyqësore” dhe vetë sistemit të drejtësisë eshte shume konfuz ne draft.

Nga ana tjetër, gjykatësit e konfirmuar si të korruptuar, dh supozojnë se të tillë do të dalin jo pak, kanë dhënë një mal me vendime në karrierën e tyre. Po me të dëmtuarit e këtyre vendimeve ç’do të ndodhë? Ata që kanë humbur prona, apo kanë bërë burg padrejtësisht etj, ç’duhet të bëjnë? A do të kalohen në sitë të gjitha vendimet e dhëna nga një gjykatës i korruptuar?

Projekti i deritashëm i reformës, parashikon nëpërmjet një neni të veçantë, që gjyqtarët që mendojnë se mbi ta mund të ketë dyshime, mund të heqin dorë nga karriera dhe më pas nuk do kenë penalitete. Thënë ndryshe, korrupsioni i tyre amnistohet, pasuria ligjerohet; paskëtaj dhe mund ta çojnë jetën përpara pa asnjë pasojë.

Nuk jane te pakte ndër ata qe njohin draftin që mendojnë se presioni i akumuluar nga të gjitha anët, synon pikërisht këtë: Që sa më shumë “verdiktemëdhenj” të largohen nga sistemi me “deshire”: kundrejt ofertes se nenit magjik dmth të “vetëamnistojnë” korrupsionin e tyre.

Një farë marrëveshjeje jo fort e ndershme, pasi u thuhet: “Bëtë çfarë bëtë, tani ikni me të mirë”.

Po në të kundërt çfarë?

Njohës të mirë të draftit druajnë se gjyqtarët e larguar do t’i hyjnë procesit të ankimimit, që duket se është pika më e dobët, thembra e Akilit të projekt-reformës. Qe do te thote se do vazhdojmë t’i studiojmë gjykatësit edhe per nje kohe shume te gjate nga kyçi i dorës…/ Dita /

Share This Article
16 Comments
  • a po e fsheh oren Adriatik Llalla?
    tjeter , cna kujton kjo foto:
    1. hipokrizi
    2. me te qeshur me te NGJESHUR
    3.shtet banane varur nga Amerika
    4. kujton ujqerit PD v PS, qe bejne sikur zihen por zgerdhehen duke ndare fitimet e ruajtuar pushtetitn.
    5.a po qesh vertet Lu Lu , MEQE ATY NUK ESHTE AS LULZIM bASHA…

    PSE LULu nuk takohet shpesh me Edi Ramen…

    • Ky prokuror i korruptu i ka dhen force dhe zemer krimit. hajdutet me te medhenj te shqiperise levizin te lire per faj te ketyre gjyqtareve dhe prokurorreve. te shkjarkohne qe te gjithe dhe te merohen te rinj pasi te kene bere betimin qe ne shkeljen e pare te zhdemtojne shtetin dhe te arrestohen.

    • Shume e vertet, ata qe na qeverisin jane pjese e FARAONEVE BOTERORE.
      Kriza ekonomike Boterore natyrisht qe me shume do te ndihet ne vende si Shqiperia qe eshte vasale pa asnji te drejte.
      Sistemi ekonomik Keneysian eshte shkatrimtar po te krahasohet me shkollen e sistemit ekonomik Austriak.
      I pari ka mberthyer keqazi shumicen e vendeve perendimore. Keshtu qe per te larguar vemendjen nga ky sistem PIRAMIDAL me permasa Boterore, po nxiten konflikte dhe po krijohen Frankeshtajne po nga perfituesit me te medhej te ketij sistemi. Ata jane Super Bankjeret Boterore me shoqerite Okulte qe bashkpunojne me to. PO NXITEN LUFTRA, konflikte fetare, rajonale dhe etnike, qe pa mbeshtetjen financjare e ketyre forcave te errta qe jane ne prapaskena nuk do te ekzistonin.
      Perfitimet nga sistemi ekonomik Keneysian jane shume te medha , pasi synon kontrollin e Popullsise nepermjet pasurise te akumuluar nga 1 grup i vogel njerzish, te cilet i konsiderojne popujt dele. Ne te vertet po pergatitet terrreni qe kolapsi te pasohet me 1 RESET te ri Boteror ekonomik. Prandaj Shqiptaret nuk mund te bejne dicka ne kete loje te madhe dhe te rrezikshme pervecse te ruajne paqen dhe bashkejetesen me te gjithe pa nxitur konflikte aq me teper qe jane te pa perballueshme per 1 popull aq te vogel dhe te vuajtur si Shqiptaret.

    • Shume e vertet, ata qe na qeverisin jane pjese e FARAONEVE BOTERORE.
      Kriza ekonomike Boterore natyrisht qe me shume do te ndihet ne vende si Shqiperia qe eshte vasale pa asnji te drejte.
      Sistemi ekonomik Keneysian eshte shkatrimtar po te krahasohet me shkollen e sistemit ekonomik Austriak.
      I pari ka mberthyer keqazi shumicen e vendeve perendimore. Keshtu qe per te larguar vemendjen nga ky sistem PIRAMIDAL me permasa Boterore, po nxiten konflikte dhe po krijohen Frankeshtajne po nga perfituesit me te medhej te ketij sistemi. Ata jane Super Bankjeret Boterore me shoqerite Okulte qe bashkpunojne me to. PO NXITEN LUFTRA, konflikte fetare, rajonale dhe etnike, qe pa mbeshtetjen financjare e ketyre forcave te errta qe jane ne prapaskena nuk do te ekzistonin.
      Perfitimet nga sistemi ekonomik Keneysian jane shume te medha , pasi synon kontrollin e Popullsise nepermjet pasurise te akumuluar nga 1 grup i vogel njerzish, te cilet i konsiderojne popujt dele. Ne te vertet po pergatitet terrreni qe kolapsi te pasohet me 1 RESET te ri Boteror ekonomik. Prandaj Shqiptaret nuk mund te bejne dicka ne kete loje te madhe dhe te rrezikshme pervecse te ruajne paqen dhe bashkejetesen me te gjithe pa nxitur konflikte aq me teper qe jane te pa perballueshme per 1 popull aq te vogel dhe te vuajtur si Shqiptaret…………..

  • Kosi + Uje per tu dukur sa me i vobekte as nuk eshte rruajtuar, ndersa pas Ambasadorit Lu duket Zagonjari, zagari i Sales qe eshte nga te paret jo per t’u hequr nga Drejtesia qe jep Padrejtesi, por per t’u plasur ne burg.

  • Ne nje sistem te parase dhe te tregut te lire drejtesia mund te shitet e te blihet si cdo mall tjeter.Ata qe kane para me shume do ta blejne me shume kete mall .Te varfrit do te blejne drejtesine qe shitet me lire duke iu drejtuar tregut te shumices dhe GabiDrejtesise? Drejtesine nuk e bejne dot dhe nuk mund ta bejne ata qe kane parate.Ata do ta shesin dhe blejne sipas interesave te tyre.Drejtesine fatkeqesisht ja u kemi dhene ta kene ne dore grosistet e medhenj te politikes dhe konferencieret me kycet e arta .Ata do ti blejne sejmenet dhe jesmenet qe iu duhen per kete reforme ? Pike !

    • bravo, Pëllumb. Mos do të thuash që e ka fajin sistemi kapitalist? Kësisoj duhet të jetë në të gjithë botën. Ndaj duhet një rend i ri sjoqëror që të ketë drejtësi dhe barazi për të gjithë.

  • Me keno qe po luan ku Lu Amerikani,po e reshqete me lezete Llallen, duke mbuluar Jo vetem Llallen Po edhe Salen. Keshtu Sala na del I pa lagur, Rama me gisht nje goje, Selami ne pushtet, populli new te semes e vet. Kjo eshte demokracia qe Po vezhdone te luaj Aameriqia…

    Sa te vij Selami ne pushtete do ta rinovoje Llallen perseri se eshte I paster, I ka late gjynahet me veteamnisti. Oh te na rroje e zeze demokraci.
    Aman o Enver ku je?????? se Po te qajme me kujeeeeeee….

  • Me cfare kane bere dy ambasadore amerikane Rajerson dhe Arvizu zor se beson njeri te zoti Donald

    njihuni me japonezerirat e arvizuse per 21 janarin

    Cfare ndodhi me 21 janarin 2011 eshte folur shume ..por mendoj se njeriu me I fuqishem ne shqiperi ne ate Aleksander Arvizu eshte pergjegjsi kryesor per veprimet dhe mos veprimet e tij.
    Shikoni cfare tolerimi kozmik ju be ketij perbindeshi nga kolegu juaj Arvizu qe kerkonte si ju nje aksion ACT NOW dhe nga ana tjeter gjakatari berishe arriti ti perdhose kufomat dhe jetimet e tyre

    1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
    2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
    3-ktheu k/m ne spital fushor
    4-refuzoi dorzimin e gardisteve
    5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
    6-perdhosi k/prokuroren di lavire
    7-ofendoi k/shikasin si pucist
    8-kercenoi ramen me egzekutim
    9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
    9-u fshine filmimet
    10-u ndrruan tytat e armeve
    11-u dekorua burri shtetit
    12-u dekorua ylli ne ngjitje
    13-u menderosen ekpertizat e FBI
    14-u zevendesua presidenti
    15-u zevendesua k/prokurri
    16-u zevendesua k/bashkiaku
    17-u zevendesua k/shiku
    18-u terrorizuan gazetare
    19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
    20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
    21-demshperbleu te gjithe vrasesit
    22-poshtroi Arvizune e Obames
    23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
    24- akuzon dhe sot ramen per vrasjet e 21 janarit etj…

    &&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&

    A ESHTE AMBASADORI I DONALD LUL BASHA NJE LETER E DJEGUR E CA BERISHISTEVE TE CARTUN NE WASHINGTON ??……

    Një letër e Kokalarit për ambasadorin e ri amerikan në Tiranë

    Ambasador Lu: Së pari, unë do të doja t’ju përgëzoj që më në fund morët postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.
    Stafi i Ambasadës mund t’ju japë më shumë informacion për biografinë time, por përmbledhtas mund t’ju them se, që nga rënia e komunizmit, unë kam qenë i përfshirë në aspekte të ndryshme të çështjeve shqiptare, duke përfshirë edhe mbledhjen e ndihmave humanitare në Shqipëri dhe Kosovë, lobimin për ndërhyrjen amerikane në konfliktin e Kosovës, përkrahjen për ndryshime në institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ekspozimin e praktikave korruptive në Shqipëri. Këtu përfshihet dhe paraqitja që i kam bërë skandalit AEY në faqen e parë të Nju Jork Tajms, e cila rezultoi me dënimin e katër amerikanëve nga ana e Departamentit të Drejtësisë me akuzat për mashtrim të Departamentit të Mbrojtjes.
    Familja ime ka qenë e përfshirë ngushtë në çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan për më shumë se një shekull. Herë pas here unë kam punuar në bashkëpunim me Ambasadën dhe herë-herë jo. Unë jam i vetëdijshëm se në të kaluarën, disa anëtarë të stafit të Ambasadës kanë qenë kritikë ndaj disa përpjekjeve të mia, por unë jam gjithashtu krenar t’ju bëj të ditur se kam gjetur mbështetje të fortë për veprimet e mia midis shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë…”
    Aktivisti i njohur që kohët e fundit drejton edhe një organizatë me fokus Shqipërinë, zbulon më pas arsyet e letrës dërguar Ambasadorit. Ai shpreh fillimisht shqetësim për lidhjet e z.Lu me Frank Uisner që ka përfaqësuar Grupin Podesta dhe Patton Boggs të njohura si kliente të mëparshme lobingu të Berishës. Shkruan Kokalari:

    “…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”
    Në letrën e tij që ndodhet tashmë në duart e ambasadorit të ri, Kokalari shton dozën e dyshimeve për z.Uisner duke e lidhur edhe me faktin që sipas tij, Patton Boggs dhe Uisner luajtën një rol kyç në dhënien e tenderëve të ARMO-s dhe Albpetrol-it.
    “Të dy këto transaksione doli të ishin shumë të dëmshme për Shqipërinë, pavarësisht nga fakti që unë i kisha dhënë paralajmërime të mjaftueshme për to Ambasadës, se këto marrëveshje ishin të dënueshme që në fillim, siç kam bërë në rastin e fiaskos së New World Telecom. Për fat të keq, në përgjithësi, Ambasada ka dështuar të veprojë sipas paralajmërimeve të mia…” – shkruan ai.
    Kokalari shton më tej se edhe Uisner edhe ambasadori i mëparshëm i SHBA në Tiranë kanë marrë prej tij emaile mbi këtë çështje. Ai pranon se ka kontaktuar disa herë Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit i shqetësuar nëse Uisner ka ndikuar për kandidaturën e z.Lu në Tiranë duke patur parasysh lidhjet e tyre të mëparshme.
    Kokalari shkruan:
    “…Për shkak të shqetësimit tim rreth aludimeve që palët me konflikte të rënda interesi, si Uisner, mund të kenë ndikuar në mënyrë të papërshtatshme pro nominimit tuaj, unë kontaktova disa herë Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit në periudhën qershor- shtator 2013 për ta shprehur këtë shqetësim. Unë gjithashtu kërkova që anëtarët e Shqiptarëve për një Shqipëri Demokratike të komunikojnë me anëtarët e Kongresit për të regjistruar shqetësimet e tyre. Si rezultat i komunikimit tim kompjuterik me Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, u informova nga një anëtar i stafit të Komitetit që ju ishit pyetur në lidhje me këtë çështje gjatë seancës dëgjimore për emërimin në shtator 2013. M’u tha gjithashtu se ju ishit i tronditur disi nga kjo linjë e marrjes në pyetje, por ju mohuat se kishit dijeni që lobistë të qeverisë së Berishës të kishin ndikuar në emërimin tuaj…
    Po e marr për të mirëqenë këtë që keni thënë ju. Kjo do të thotë se, tani që ju jeni ambasadori ynë në Shqipëri, unë duhet t’ju them se besoj që do të ishte shumë e papërshtatshme për ju që të bashkëpunoni me Uisnerin në çfarëdo niveli sa i përket çështjeve që shqiptarët janë të interesuar. Sipas mendimit tim, Uisner nuk është veçse një trafikues influencash, dhe nuk do të çudisë kërrkënd nëse Berisha përpiqet të përdorë marrëdhëniet e tij me Uisnerin për të ndikuar tek ju me qëllim që të ripozicionojë veten e tij për të rimarrë pushtetin në Shqipëri…”

    Ambasadori Donald Lu me përfaqësuesit e shoqatës së himariotëve të Amerikës më 2 dhjetor 2014
    Kokalari shton më poshtë në letër se do kontaktojë Uashingtonin nëse do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ambasadorin:
    “Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane – shkruan ndër të tjera ai në letrën dërguar Ambasadorit.
    Ai shpreh gjithashtu shqetësim për një takim, të z.Lu, të cilin e ka përmendur edhe më parë në dhjetorin e vitit te kaluar. Shkruan Kokalari:
    “…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.

    Ish- kryeministri Sali Berisha me Frank Uisner
    Ju duhet të jetë i vetëdijshëm se objektivat e HSA dhe kolegët e tyre ngatërrestarë grekë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporën tonë në Amerikë, për të mos folur për faktin se këto keqinterpretime minojnë interesat strategjike të Amerikës në rajon…”
    Kokalari përmend si precedent rastin Gejxh:
    “Për dijeninë tuaj, në 2002, ambasadori i atëhershëm i SHBA, Xhejms Xhefri, në mënyrë të papërshtatshme priti Nikolas Gejxh në Tiranë, dhe për shkak të aktivizmit anti-shqiptar të Gejxhit, “shtrimi i tapetit të kuq” enkas për Gejxhin nga Ambasada u pa si një fyerje e rëndë nga shqiptarët. Gejxh është një ngatërrestar i mirënjohur grek, i cili së bashku me të tjerë të takëmit të tij, si kolonel Janullatos, promovojnë agjenda zjarrvënëse për tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Si reagim ndaj incidentit të Gejxhit, unë kam luajtur një rol kyç në hartimin dhe dërgimin e letrës së 9 janarit 2003 drejtuar Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell (http://www.alb-net.com/pipermail/prishtina-e /2003-January/000583.html). Si rezultat i kësaj letre, Departamenti i Shtetit i kërkoi ambasadorit Xhefri të takohet me udhëheqës të komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork. Në atë takim, Xhefri kërkoi falje për gabim në protokoll, dhe për justifikim, ai pohoi se nuk ishte në dijeni të ndjenjave të shqiptarëve ndaj Gejxhit dhe ndjekësve të tij. Sinqerisht, unë nuk e besova ambasadorin Xhefri as atëherë as tani. Por për shkak të atij episodi, unë e bëra atë si zakon timin të njoftoj çdo Ambasador që pasoi Xhefri në lidhje me këtë çështje, kështu që nuk mund të ketë asnjë konfuzion ose keqkomunikim në këtë drejtim për të shkuar përpara. Letra e 9 janarit për Pauellin duhet të shërbejë si njoftim për ju se pretendimet e palëve ngatërrestare greke janë joserioze në rastin më të mirë, për të nxitur destabilitet në Ballkan në rastin më të keq, dhe se shqiptarët do t’ju shohin me dyshim të thellë në qoftë se ju ndihmoni ose nxisni këto palët ngatërrestare në ndonjë mënyrë. Ju lutem kuptojeni se duke lehtësuar ambiciet e tyre, ju do të shërbeni vetëm për të minuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri… – lexohet në letrën drejtuar ambasadorit Lu.
    Në fund të letrës Kokalari i tërheq vëmendjen ambasadorit mbi faktin që në Shqipëri fjala e Ambasadës Amerikane dëgjohet shumë dhe i kujton që nga fuqia e madhe, vjen përgjegjësia e madhe.
    “…Qëkurse shqiptarët e shpëtuan veten nga prangat e komunizmit, shumë ambasadorë kanë ardhur dhe shkuar. Por një gjë ka mbetur konstante: Unë kam vazhduar të mbroj atë që unë besoj se është më e mira në interes të shqiptarëve, pavarësisht politikave dhe veprimeve të Departamentit të Shtetit. Për kujtesë, unë mund të them i bindur se makinacionet e të dërguarve tanë nuk kanë qenë gjithmonë në interesin më të mirë të shqiptarëve apo interesave strategjike të Amerikës. Unë preferoj që të punojnë në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, por ju lutem ta dini se unë nuk do të hezitoj për të kritikuar politikën e Departamentit të Shtetit në Shqipëri, kur të jetë e nevojshme ose të lidhem me ju në lidhje me çështjet që unë besoj se kërkojnë vëmendjen tuaj.
    Në fjalët e Volterit dhe të Njeriut Merimangë, “Nga fuqia e madhe vjen përgjegjësia e madhe”. Ju padyshim do ta kuptoni edhe vetë se pozicioni juaj si Ambasador i SHBA në Shqipëri ju jep pushtet të madh, ndërsa ju jeni në Shqipëri, çka mund të jetë unike brenda trupit diplomatik të Amerikës. Kjo është për shkak se ka pak, nëse ka, vende në botë, ku fjalët dhe veprat e një Ambasadori Amerikan vëzhgohen nga afër dhe respektohen, siç është rasti në Shqipëri. Unë shpresoj që ju do të përdorni këtë fuqi me përgjegjësi për shkak se ju do ta kini mësuar tashmë se ka pak, nëse ka, vende në botë ku Amerika është e admiruar kështu (https://europeansouth.wordpress.com/2007/06/19/albanias High-lidhje-për-america-ka-a-gjatë-histori /). Faleminderit dhe fat të mirë gjatë mandatit tuaj si Ambasadori ynë. Sinqerisht, Gary Q. Kokalari, New York, NY – e mbyll letrën e tij për ambasadorin Lu, Geri Kokalari.

  • Z. ambasador Lu ! Ketu nuk keme te bejme me gjyqtare por me ”Gotte-t , Gambino-t,
    Korleone-t…! Nje mafie e vendisur nga Sali Berisha per te mbrojtur me cdo kusht fa-
    miljen Berisha dhe klanin e tij. Ju zoti ambasador e dini mire se cdo te thote klan ne
    perceptimin universal ,ndersa nder shqiptaret ka nje kuptim specifik dhe akoma me
    specifik ndodh ne zonen nga vjen ish-kryeministri Berisha , qe sapo erdhi ne pushte
    krinoi ”klanin” kudo ne mjetet e informacinit dhe te TV . Krijoi klanin e tij ne pushtet
    duke mbjelle urrejtje implakable ndaj zonave te tjera te vendit , frymezoi dhe i ngriti
    kult bajraktarizmit te krahines se tij , Kanunin e Lak Dukagjinit , nje dokument i ligj-
    merise se mesjetes e ngriti ne pidestral , duke e cilesuar ate si Ligjin Themeltar te
    vendit , kur dihet qendrimi i tij ndaj gruas eshte ”in extremis” retrograd… Keshtu e
    gjithe banda mafioze e drejtesise eshte produkt i drejtperdrejte i Sali Berishes per t’i
    perdorur tash ne mbrojtje te tij. Por sikur te gjithe prokuroret e botes te mblidhen
    nuk do te mbrojne dot Sali Berishen. Mbi te rendon nje mal Tomorri me krime dhe
    cdo njeri pre ketyre krimeve e denon ate me burgimi te rende…..!!!
    Kemi besim te Ju dhe tek zonja Vlahutin se do ta cani kete perde betoni te hekurt te
    ashtuaquajtures ”Drejtesi Shqiptare” ! E kam thene….!!!

  • Do te ishte me e sakte sikur kete foto ta vendosnit ne krahun tjeter te kesaj faqje duke vene mbishkrimin “GJENI DICITUREN” e komentuesit do te ishin me te lexueshem e me te kuptueshem se perse behet fjale!Beheni prove e do te shikoni rezultatin. Une do ta quaja “KY STAN KETE BULMET DO PRODHOJE”!

  • UNE KYCIN E DORES PER KETA DO TA KUPTOJA TJETER GJE,,,,,PRA CORNUTA TE KENAQUR SI GRA DHE BURRA QE PERDORIN KYCIN E DORES,,,,,,,,,,,NGA JASHTE DUKEN TE KENAQUR DHE TE PASUR,,,,POR BRENDA JANE TE KRIMBUR DERI NE KOCKE,,,,,,,,LEKU PA DJRSE TE HA KOCKEN DHE DHE SHPIRTIN NE FAMILJE,,,,,,PRA LE TI GEZOJNE KYCIT TE DORES,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *