La liga, Valencia – Real Madrid supersfida e javës së 17-të

redaktor

Kampionati spanjoll i futbollit do të zhvillojë këtë fundjavë takimet e para për vitin 2015.

Ndeshja kryesore e javës do të luhet në Mestaja ku përballë njëra-tjetrës do të jenë Valencia dhe Reali i Madridit.

Ekipi i Ancelottit do të zbresë për herë të parë në fushë në La Liga me petkun e kampionit të Botës dhe do ta bëj kundër një skuadre që deri më tani ka bërë mjaft mirë në kampionat.

Valencia e drejtuar nga Santo për momentin mban vendin e 4-të në renditje dhe tekniku portugez pritet që ndaj “Los Blancos” t’ia besojë sulmin Negredos të mbështetur nga Gomes, Rodrigo dhe Piatti ndërsa në mbrojtje është i superkonfirmuar Shkodran Mustafi.

Në krahun tjetër strategu italian i madrilenëve do të rreshtojë në repartin e avancuar treshen e mrekullive Ronlad, Benzema, Bale, me Rodriguez e Isco që do të vendosen ne krahët e mesfushës.

Një takim ku Reali ka përqindjen më të lartë për të arritur suksesin, megjithatë asgjë nuk mund të parashikohet me siguri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *